Mbrëmja e sotme ka sjellë përkeqësim të mëtejshëm të kushteve atmosferike në Vlorë. Erërat e fuqishme dhe dallgët e larta kanë prekur zonën bregdetare, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se situata pritet të vijojë edhe gjatë orëve në vazhdim.
Sipas raportimeve nga terreni, në det dallgët kanë arritur disa metra lartësi. Deri tani nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike, por era e fortë po ndjehet në të gjithë qytetin, duke krijuar shqetësim te banorët.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal dhe shmangie të lëvizjeve të panevojshme.



