Close Menu
6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Lajme te Fundit

    Grevë kombëtare në Greqi për paga dhe të drejta në turizëm

    February 25, 2026

    Peleshi në Senatin e Francës: Forcohet Partneriteti Strategjik Shqipëri-Francë

    February 25, 2026

    Kurti dhe orët vendimtare të politikës kosovare

    March 4, 2026
    Facebook Instagram YouTube
    Të Fundit
    • Komisioni Evropian gati për të finalizuar metodologjinë e re për zgjerimin
    • Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të karburanteve
    • Sánchez kundër ofensivës amerikane: “Spanja thotë jo luftës”
    • Sekretari amerikan i Mbrojtjes konfirmon sukseset e operacionit “Epic Fury” kundër Iranit
    • Arkëtimet e shtetit në 2025 – Rritje por shpenzime edhe më të larta
    • Municione të Luftës së Dytë Botërore gjenden në Selenicë
    • Berisha paralajmëron protestën e 12 marsit: “Kryengritja e radhës” kundër Ramës
    • Presidenti Begaj dekreton ndryshimet e reja në qeverinë Rama
    • Kreu
    • Kontakt
    Facebook Instagram YouTube
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Instagram
    Wednesday, March 4
    • Kreu
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Home » Marta Kos në samitin “Growth Plan – Our pathway to EU”: Rajoni duhet të ecë së bashku, rrezikohen 300 milionë euro fonde nëse…

    Marta Kos në samitin “Growth Plan – Our pathway to EU”: Rajoni duhet të ecë së bashku, rrezikohen 300 milionë euro fonde nëse…

    November 21, 2025 Politics 2 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, mbajti sot një fjalim të detajuar dhe me tone paralajmëruese në samitin “Growth Plan – Our pathway to EU”, ku nënvizoi nevojën që vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin me të njëjtin ritëm në procesin e integrimit evropian.

    Kos theksoi se asnjë vend i rajonit nuk duhet të mbetet pas dhe se të gjitha shtetet aspirante duhet të arrijnë përputhjen e plotë me legjislacionin e BE-së.
    “Duhet të ecni në sinkron. Nuk duam që askush të mbetet pas. Të gjithë i përkisni BE-së me të drejta të plota, për sa kohë arrini përputhjen me acquis të BE-së,” u shpreh ajo.

    Komisionerja paralajmëroi se po afron një afat shumë i rëndësishëm: qershori, kur përfundon periudha njëvjeçare e vlerësimit për reformat e pambyllura. Nëse vendet e rajonit nuk përmbushin detyrimet, rrezikohet humbja e 300 milionë eurove të destinuara për to.

    “Me këto fonde mund të ndërtohen linja tramvaji, shkolla, spitale – projekte nga të cilat përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët tuaj,” theksoi Kos.

    Ajo rikujtoi se ndërtimi i një tregu të përbashkët rajonal mbetet kyç për zhvillimin ekonomik, duke shtuar se një hap i tillë do t’i rriste tregjet e vendeve të Ballkanit me rreth 10%.

    Megjithatë, Kos pranoi se reformat e dakorduara nuk janë gjithmonë të lehta, por janë thelbësore për përshpejtimin e negociatave me BE dhe përgatitjen e ekonomive vendase për tregun e madh evropian me 450 milionë konsumatorë.

    “Këto reforma hapin mundësi të reja, u japin qasje në politika që i trajtojnë vendet tuaja në mënyrë të ngjashme me anëtarët e BE-së dhe tregojnë se jeni gati për integrim të thelluar,” tha ajo.

    Komisionerja shtoi se Presidentja e Komisionit Evropian ishte impresionuar nga dy konferencat e fundit të investimeve në rajon, duke theksuar se ky është momenti për të tërhequr edhe më shumë fonde evropiane dhe partnerë të rinj tregtarë.

    “Sa më shumë i afroheni zgjerimit, aq më shumë investitorë do të vijnë. Përvoja na tregon se hapat drejt BE-së rrisin kureshtjen e investitorëve, të mediave evropiane dhe shpresoj, edhe të qytetarëve nga vendet anëtare,” u shpreh Kos.

    Keep Reading

    Komisioni Evropian gati për të finalizuar metodologjinë e re për zgjerimin

    Berisha paralajmëron protestën e 12 marsit: “Kryengritja e radhës” kundër Ramës

    Presidenti Begaj dekreton ndryshimet e reja në qeverinë Rama

    Transparenca dhe pluralizmi, prioritet i reformës për financimin e partive politike

    Mazhoranca dhe opozita dakord për draftin e përbashkët të financimit të partive

    Marta Kos: BE drejt fazës finale të rishikimit të rregullave të pranimit

    Postimet e Fundit

    Transportuesit interurban të Vlorës protestojnë kundër vendqëndrimit të ri të autobusëve

    February 16, 2026

    Propozohen Ndryshime të Rëndësishme në Ligjin për Hyrjen dhe Qëndrimin e të Huajve në Shqipëri

    February 5, 2026

    Fitorja dërrmuese e Liberal Demokratëve në Japoni, Takaichi siguron mandat historik

    February 9, 2026

    Shqipëria shtrëngon rregullat për transparencën e tarifave të këmbimit të monedhës

    February 5, 2026

    Konferenca e Sigurisë në Mynih – Dita e dytë dominohet nga Ukraina, raportet transatlantike dhe rivalitetet globale

    February 14, 2026
    Facebook Instagram YouTube

    Link

    • Kreu
    • Kontakt

    Kategori

    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji

    Mediat e Huaja

    • New York Times
    • Guardian
    • WEB BBC
    • WEB CNN
    • REUTERS
    • Washington Post
    • Times Online
    • Financial Times
    • WEB Yahoo
    © 2026 6Plus1Vlora. Zhvilluar nga Web Master Albania.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.