Close Menu
6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Lajme te Fundit

    Borxhi publik i Shqipërisë në rënie, përmirësohet qëndrueshmëria fiskale

    February 19, 2026

    VIDEO/ Pemë të rrëzuara në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë bllokojnë qarkullimin rrugor

    November 18, 2025

    Sulm i armatosur si në filma në autostradën Brindisi–Lecce, grabitja dështon

    February 9, 2026
    Facebook Instagram YouTube
    Të Fundit
    • Ceremonia e betimit për ministrat e rinj të qeverisë “Rama 4” më 6 mars
    • Ermal Nufi: Ministri i ri i Mbrojtjes betohet për përgjegjësi dhe integritet
    • Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës – Dorëzohet vetëm kandidatura e Glauk Konjufcës
    • 28 vjet nga rënia heroike e Adem Jasharit – Prekazi kujton Epopenë e UÇK-së
    • Izraeli urdhëron evakuimin e periferive jugore të Bejrutit, Hezbollah dhe Irani nxisin tensione
    • Seanca e Kuvendit dhe tensionet në parlament -PS miraton ndryshimet në qeveri, Berisha dhe PD bllokojnë foltoren
    • Berisha lidh protestat në Shqipëri me situatën në Iran: “Operacioni kundër regjimit duhet të vazhdojë”
    • Bashkëpunimi doganor Shqipëri–Itali, Beja takohet me ambasadorin Alberti
    • Kreu
    • Kontakt
    Facebook Instagram YouTube
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Instagram
    Thursday, March 5
    • Kreu
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Home » Festa e Flamurit/ “Rama, armik i shqiptarëve që komploton në favor të Serbisë”, Berisha: Të çlirojmë Shqipërinë nga regjimi i Pashiqit të Tiranës

    Festa e Flamurit/ “Rama, armik i shqiptarëve që komploton në favor të Serbisë”, Berisha: Të çlirojmë Shqipërinë nga regjimi i Pashiqit të Tiranës

    November 28, 2025 Shqiperia 3 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, ditën e Flamurit Kombëtar, duke përkujtuar shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Bej Vlora në Vlorë.

    Në mesazhin e tij, Berisha thekson se sot nderohet edhe 113-vjetori i Pavarësisë, si dhe heronjtë që sakrifikuan jetën për liri dhe dinjitet kombëtar.

    Berisha shpreh gjithashtu shqetësimin e tij për gjendjen aktuale të vendit, duke e cilësuar qeverisjen e Edi Ramës si një “narkoshtet” dhe duke përmendur emigrimin masiv të shqiptarëve gjatë dhjetë viteve të fundit, si dhe sfidat demografike të vendit.

    Ai fton shqiptarët që të frymëzohen nga kjo ditë për të punuar drejt çlirimit të Shqipërisë nga regjimi aktual, dhe për të ruajtur trashëgiminë kombëtare.

    MESAZHI I BERISHES
    Gezuar 28 nëntorin
    DITËLINDJEN E SHQIPËRISË SË PAVARUR.
    Miq, sot mbarë kombi ynë në Shqipëri dhe kudo që jetojnë shqiptarët, feston 28 nëntorin si festën e të gjitha festave ditën e Flamurit tonë Kombëtar ditën e shpalljes më 28 nëntor të vitit 1912 nga Ismail Bej Vlora të Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Vlorës.
    Ndaj sot në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë 113 vjetorin e saj ne nderojmë dhe përulemi me mirënjohjen më të thellë për Flamurin tonë Kombëtar, babain e Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Bej Vlorën dhe Isa Boletinin dhe etërit e tjerë të saj, nderojmë qindra e mijëra shqiptarë që sakrifikuan jetën e tyre në të gjitha kohërat për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor për Shqipërinë e Lirë dhe të pavarur.
    Prandaj të dashur miq ju ftoj t’i urojmë së bashku Shqipërisë dhe mbarë kombit tonë gëzuar këtë ditë, përjetësi, zhvillim dhe begati.
    Më 28 nëntor të vitit 1443 prijësi i përjeteshëm i kombit Shqiptar ngrit Flamurin e Lirisë në Krujë dhe për më shumë se gjysëm shekulli shëndrroi Krujën dhe Arbërinë në kështjellën e pamposhtur të lirisë.
    Sot në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë ne nderojmë prijësin tonë të përjeteshëm Skenderbeun, luftërat e tij legjendë që i dhanë kombit shqiptar pavdekësi.
    Po këtë datë 81 vjet më parë nga Shqipëria u laruguan pushtuesit e huaj dhe hyri si “çlirimtar” Enver Hoxha i cili pasi shndërroi luftën e Shqiptarëve kundër pushtueseve të huaj në një luftë vëllavrasëse vendosi në Shqipëri si Hitleri shqiptar i pas Luftës së Dyte Botërore diktaturën staliniste më mizore që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre.
    Por ne festojmë këtë ditë të madhe nën diktaturën e narkoshtetit të Edi Ramës, Pashiqit të Tiranës që në një hark kohor 10 vjeçar ndërtpi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, zëvendëaoi zgjedhjet e lira me farsat zgjedhore dhe me politikat e regjimit kleptokratik po shkreton dhe zbrazë sa asnjë pushtim tjetër në histori Shqiperinë nga shqiptarët. Vetëm për në zonën Shengen në 10 vite u larguan 1, 1 milionë shqiptar dhe për këtë ne sot jemi kombi me lindshmërinë më të ulët në botë. Edi Rama është një armik i egër i qënies shqiptare që komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës.
    Le te na frymëzojnë festat e kësaj dite për të çliruar sa më shpejtë Shqipërinë nga regjimit i Pashiqit të Tiranës.
    Së fundmi të dashur miq ju urojmë mbarë shqiptarëve gëzuar ditën e Flamurit dhe Pavarësisë.
    Nderim për jetë Ismail Bej Vlorës dhe etërve të tjerë të pavarësisë
    Nderim për jetë të rënëve të kombit tonë.
    Gëzuar! #sb

    Keep Reading

    Franca shfaq optimizëm për Shqipërinë dhe Malin e Zi: “Integrim në BE brenda tre vitesh është i mundur”

    Financime rekord për drejtësinë dhe sigurinë në 2025: AAPSK aktiv në rikuperimin e pasurive të paligjshme

    Arben Kingji: Shqipëria rrit kontributin në KFOR me komponent ajror

    Shqipëri–Poloni nënshkruajnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore, forcim i mbrojtjes për qytetarët

    Kapiteneria e Portit të Vlorës ndalon lundrimin për mjetet e vogla dhe peshkimin për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit

    GJKKO dënon dy persona për trafik ndërkombëtar droge, deri në 12 vite e 8 muaj burg

    Postimet e Fundit

    Dështimi i krijimit të qeverisë së re/ Media gjermane mbi krizën në Kosovë: Po paralizohet zhvillimin

    October 28, 2025

    Delegacioni i BE në Tiranë urim për 28 Nëntorin: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!

    November 28, 2025

    SHBA dhe Irani rifillojnë negociatat kritike

    February 26, 2026

    Mbi ftesën për paraqitje të personave nën hetim dhe nevoja për reflektim

    October 28, 2025

    Rreth një vit protesta/ Analiza e DW: Çfarë duan të arrijnë studentët serbë?

    October 28, 2025
    Facebook Instagram YouTube

    Link

    • Kreu
    • Kontakt

    Kategori

    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji

    Mediat e Huaja

    • New York Times
    • Guardian
    • WEB BBC
    • WEB CNN
    • REUTERS
    • Washington Post
    • Times Online
    • Financial Times
    • WEB Yahoo
    © 2026 6Plus1Vlora. Zhvilluar nga Web Master Albania.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.