Close Menu
6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Lajme te Fundit

    Kosova përjashtohet nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor

    February 3, 2026

    Balla: Opozita ka afat deri në mbrëmje për të vendosur për pjesëmarrjen në “Territorialja”

    February 3, 2026

    A do të marrë pjesë në Botëror? Leo Messi thyen heshtjen

    October 28, 2025
    Facebook Instagram YouTube
    Të Fundit
    • Vjosa Osmani thekson angazhimin e Kosovës për aleancën euroatlantike
    • Zelensky – Rusia preferon sulmet mbi diplomacinë
    • Bizneset në Shqipëri më optimiste për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike
    • Pezeshkian: Iran do të zhvillojë negociata të drejta me SHBA-në
    • Dalai Lama fiton Grammy për “Meditations: The Reflections of His Holiness the Dalai Lama”
    • Trump pritet të vizitojë Greqinë: Shtimi i interesit amerikan për Mesdheun dhe ndikimi në marrëdhëniet rajonale
    • Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmon vendimin për Aulona Bodon: Lë në fuqi detyrën e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Lartë
    • Shqipëria do të blejë pasuri për selinë e përhershme të ambasadës në Londër me një fond deri në 520 milionë lekë
    • Kreu
    • Kontakt
    Facebook Instagram YouTube
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Instagram
    Tuesday, February 3
    • Kreu
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Home » DW: A është monedha amerikane rrezik për Europën? Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021

    DW: A është monedha amerikane rrezik për Europën? Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021

    January 31, 2026 Money 4 Mins Read
    Screenshot
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dollari i SHBA-së po vazhdon të humbasë vlerën kundrejt monedhave të tjera të rëndësishme duke ndjekur kësisoj tendencën e vitit 2025. Vitin e kaluar monedha e SHBA-së shënoi humbjen më të fuqishme që prej gati një dekade. Minusi kundrejt një grupi monedhash të tjera më 2025 përbënte rreth 10 përqind. Që nga fillimi i vitit 2026 rënia ka qenë edhe me minus 2,6 përqind të tjera.

    Humbja e vlerës së dollarit ka pasoja ndaj euros dhe monedhave të tjera. Monedha e përbashkët europiane për herë të parë që nga viti 2021 ka arritur vlerën 1,20 dollarë të SHBA-së. Edhe paundi britanik dhe yeni japonez janë rritur kundrejt dollarit në nivelet më të larta. Disa ekonomistë dhe analistë i shpjegojnë humbjet e vazhdueshme të vlerës së dollarit me mungesën e besimit të investitorëve tek monedha e SHBA-së, sepse paparashikueshmëria e politikës së presidentit Donald Trump vazhdon të japë shkas për shqetësime.

    Ka edhe një tjetër këndvështrim, sipas të cilit vet Trump dhe shumë pjestarë të ekipit të tij për ekonominë e dëshirojnë një humbje vlere të dollarit,me shpresën, që eksportet nga SHBA të jenë me çmime më të favorshme dhe në këtë mënyrë të rritet aftësia e konkurrencës.

    Trump nuk është përpjekur ta hedhë poshtë këtë hamendësim. Përkundrazi, kur e pyetën këtë javë, nëse shqetësohet për dollarin e dobët, ai u përgjigj: “Jo, kështu është shumë mirë.”. Stephen Miran, ish-kryetar i shtabit të këshilltarëve ekonomik të Trumpit dhe tani anëtar i këshillit administrativ të Bankës së Rezervave të SHBA-së, Fed, në nëntor 2024 publikoi një “Udhëzues për ristrukturimin e sistemit global të tregtisë”. Doganat dhe zhvleftësimi i dollarit u paraqitën si instrumenta të rëndësishme, për ta ulur deficitin tregtar të SHBA-së.

    Përse e prek kjo Europën?
    Dobësimi i dollarit ka efekt jo vetëm ndaj ekonomisë së SHBA-së, por ka edhe pasoja për ekonominë e eurozonës dhe për euron. Monedha e përbashkët në 2025 ka fituar 13 përqind vlerë kundrejt dollarit – rritja më e fuqishme që nga viti 2017. Forcimi i euros luan “një rol të rëndësishëm për rendimentin ekonomik, tregun e punës dhe gjendjen financiare të buxheteve” në BE, thotë Jack Allen-Reynolds, zëvendës-kryeekonomist për eurozonën në Capital Economics. “Një euro më e fuqishme ul aftësinë konkurruese të eksporteve, gjë që dëmton prodhuesit në rajon”, thotë për DW Allen-Reynolds. “Nga ana tjetër importet janë më të lira, gjë çon në uljen e çmimeve për konsumatorët.”

    Ricardo Amaro, kryeekonomist për eurozonën në Oxford Economic tërheq vëmendjen, se një rritje e mëtejshme e euros kundrejt dollarit mund të prekë gjithnjë e më shumë aftësinë e konkurrencës të sipërmarrjeve europiane, të cilat eksportojnë në SHBA. Kjo vërtetë kompensohet nga çmimi i favorshëm i produkteve të SHBA-së në Europë, sipas Amaros. Por në përgjithësi kursi aktual i këmbimit, nëse mbetet kështu, do të kishte efekt negativ ndaj rritjes ekonomike në Europë.

    “Sipas llogarive tona produkti bruto në vend i eurozonës sivjet do të ishte rreth 0,2 përqind më i ulët, nëse kursi i këmbimit euro-dollar mbetet në nivelin aktual (1,20 USD), në vend të normës 1,16 dollar, që ka shërbyer si pikë reference në marrëveshjen e tregtisë BE-SHBA në fund të korrikut”, thotë Amaro për DW.

    A duhet të ndërhyjë BQE?

    Rritja e euros kundrejt dollarit ka nxitur spekulimet, nëse është e nevojshme ndërhyrja e Bankës Qendrore Europiane. Martin Kocher, guvernator i Bankës Qendrore të Austrisë e konsideron rritjen aktuale të euros si të “moderuar”. Nëse vlera e euros do të vazhdojë të rritet, duhet të ndërhyjë BQE-ja. Qysh tani BQE përpiqet të influencojë pritshmëritë e tregut, kur përfaqësuesit e nivelit të lartë të BQE-së deklarojnë, se “po e vëzhgojnë situatën, dhe shprehin rezerva lidhur me zhvillimet e fundit”, thotë Ricardo Amaro. “Kjo shtron temën e uljes së interesave për të frenuar rritjen e euros.”

    Edhe Jack Allen-Reynolds mendon, se nuk është e nevojshme ndërhyrja me nivelin aktual të ndryshimeve në kurset e këmbimit. Por ai beson, se ndryshime të mëtejshme mund ta venë në lëvizje BQE-në që gjatë vitit të ulë interesat. Ndërsa Zsolt Darvas argumenton, se pasojat aktuale lidhur me inflacionin janë gati zero dhe asnjë sektor nuk është veçanërisht i ndjeshëm. “Kurset e këmbimit dekadat e fundit kanë pasur luhatje të fuqishme. Sipërmarrjet janë përgatitur për të përballuar luhatje edhe më të forta se këto që shohim aktualisht”, vlerëson Darvas./DW

    Keep Reading

    Bizneset në Shqipëri më optimiste për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike

    Rritja e numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri: Pjesa më e madhe për punësim

    Fondi prej 210 milionë lekësh për mbështetje të punësimit dhe përfshirjes sociale në periudhën 2026-2028

    Dimri që nuk dimë ta ‘shesim’? Pasuria e fshehur e turizmit shqiptar

    Emigracioni 2.0 | Brezi i ri shqiptar rritet mes dy botëve

    Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

    Postimet e Fundit

    Hapja e Rafah nën tmerrin e sulmeve, vriten 12 palestinezë

    January 31, 2026

    Video/ Vazhdon me ritme numërimi i votave në Vlorë në KZAZ nr.84

    November 9, 2025

    Bllokada pas zgjedhjeve i kushton Kosovës 171 milionë euro nga fondet e BE-së

    February 2, 2026

    Dimri që nuk dimë ta ‘shesim’? Pasuria e fshehur e turizmit shqiptar

    January 31, 2026

    Studimi/ Nga varfëria tek shëndetësia, infrastruktura dhe arsimi, Shqipërisë i duhen 100 vjet për të arritur standardet e BE-së

    November 10, 2025
    Facebook Instagram YouTube

    Link

    • Kreu
    • Kontakt

    Kategori

    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji

    Mediat e Huaja

    • New York Times
    • Guardian
    • WEB BBC
    • WEB CNN
    • REUTERS
    • Washington Post
    • Times Online
    • Financial Times
    • WEB Yahoo
    © 2026 6Plus1Vlora. Zhvilluar nga Web Master Albania.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.