Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore u zbuluan pranë urës së Vodiçës, në Selenicë. Zbulimi u bë gjatë punimeve nga një firmë private, e cila njoftoi menjëherë forcat xheniere për praninë e municioneve të rrezikshme.
Ekspertët e xhenios mbërritën në vendngjarje dhe për dy ditë me radhë kryen operacionin e identifikimit dhe largimit të predhave.
Gjatë ditës së djeshme u gjetën dhe u siguruan rreth 140 predha mortaje, ndërsa gjatë ditës së sotme u evidentuan edhe 20 predha të tjera.
Në total, 160 predha u transportuan nga specialistët për në Tiranë, ku do të kryhen procedurat e asgjësimit të kontrolluar, për të siguruar që nuk paraqesin rrezik për banorët dhe zonën përreth.


