Një ngjarje e rëndë që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale ka ndodhur këtë të hënën në qytetin e Sarandës. Një shtetase e identifikuar me inicialet E.B., është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i hotelit në të cilën ajo po qëndronte me të dashurin e saj nga Kosova, shtetasin K.G., 29-vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e hotelit, policia ka mundur të sekuestrojë një sasi kanabisi, disa doza ekstazi dhe një peshore elektronike.
Në këto kushte policia ka nisur procedimin penal ndaj 29-vjeçarit nga Kosova, ndërkohë që vajza është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Sarande referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 29 vjeç, banues në Kosovë. Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku po qëndronte ky shtetas, së bashku me shtetasen E. B., e cila rrëzua aksidentalisht nga ballkoni i këtij hoteli, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi lënde të dyshuar narkotike ekstazi dhe një peshore elektronike. Shtetasja E. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
tv6+1vlora
Discussion about this post