Close Menu
6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Lajme te Fundit

    NJOFTIM MBI SITUATËN E MOTIT NË VEND

    November 22, 2025

    Tani është zyrtare, Shqipëria mëson vazon e Play Off të Botërorit

    November 16, 2025

    “Marshim për jetën” – Qindra qytetarë të Vlorës në rrugët e qytetit, kërkojnë drejtësi për Leandron

    November 1, 2025
    Facebook Instagram YouTube
    Të Fundit
    • Sot Dita e Pavarësisë, Meta: Patriotizmi dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar të mbeten pishtari ynë i përhershëm
    • Sot 28 Nëntori/ “Një dëshmi e re”, BIRN: Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë?
    • 28 Nëntori/ Presidentja Osmani mesazh urimi: Historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim
    • Delegacioni i BE në Tiranë urim për 28 Nëntorin: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!
    • Festa e Flamurit/ “Rama, armik i shqiptarëve që komploton në favor të Serbisë”, Berisha: Të çlirojmë Shqipërinë nga regjimi i Pashiqit të Tiranës
    • Dita e Pavarësisë, ambasada e Gjermanisë urim: Qëndrojmë krah për krah me partnerët në Shqipëri në rrugën drejt anëtarësimit në BE
    • FOTOLAJM/ NATO uron Shqipërinë për 113-vjetorin e Pavarësisë me imazhin e veçantë
    • Festat 28-29 Nëntori/ Fluks automjetesh në Kapshticë, pala greke probleme me sistemin e ri
    • Kreu
    • Kontakt
    Facebook Instagram YouTube
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Instagram
    Thursday, December 4
    • Kreu
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Home » Rreth një vit protesta/ Analiza e DW: Çfarë duan të arrijnë studentët serbë?

    Rreth një vit protesta/ Analiza e DW: Çfarë duan të arrijnë studentët serbë?

    October 28, 2025Updated:October 28, 2025 Rajoni 6 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Për rreth një vit, ata po marshojnë, demonstrojnë dhe bllokojnë universitetet. Ndonjëherë studentëve u janë bashkuar më shumë se 300.000 vetë – janë protestat më të mëdha në historinë e Serbisë.

    Një kryengritje rinore që duket siku nuk do të mbarojë kurrë, por rezultati i së cilës është plotësisht i pasigurt. Një kryengritje kundër korrupsionit, kundër sundimit autoritar të Presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili po përgjigjet me propagandë nëpërmjet mediave pro-qeveritare, duke pretenduar se është një “revolucion me ngjyra” i orkestruar nga jashtë.

    Si mund të zgjojë një brez shpresë të re për të përmbysur regjimin që ka sunduar 6.7 milionë banorët e këtij vendi të Ballkanit Perëndimor me grusht të hekurt që nga viti 2012? Dhe çfarë u jep studentëve besimin për të kapërcyer dekada nepotizmi?

    “Korrupsioni vret”
    E gjitha filloi më 1 nëntor 2024, në orën 11:52 të paradites. Papritmas, një tendë masive prej betoni e stacionit të trenit në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i vendit, u shemb. Gjashtëmbëdhjetë vetë u vranë. Ajo që e bëri këtë edhe më të rëndë ishte se stacioni i ishte nënshtruar kohët e fundit një rinovimi në shkallë të gjerë, por askush nuk e kishte kontrolluar qëndrueshmërinë e tendës. Opozita dhe disa media të pavarura folën për korrupsion, dhe studentët shpejt iu bashkuan.

    “Mendoj se kjo ishte pika e fundit që e derdhi kupën”, thotë Jelena Popadiç, një studente nga Novi Sadi, me të cilën DW foli disa herë gjatë vitit. “Vjedhja ka ndodhur këtu për aq kohë sa njerëzit janë mësuar me të, në një mënyrë të çuditshme. Por tani korrupsioni ka kushtuar jetë njerëzish.”

    Kryengritje e brezit Z
    Pas tragjedisë u zhvilluan tubime përkujtimore në të gjithë vendin, në mes të kryqëzimeve, gjithmonë në orën 11:52 të paradites. Menjëherë pas kësaj, filluan bllokadat e të gjitha universiteteve shtetërore. Studentët u organizuan në të ashtuquajturat seanca plenare, bazuar në parimin e demokracisë së drejtpërdrejtë.

    Vuçiç, figura kryesore e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, një parti “gjithëpërfshirëse” pa një ideologji të qartë që manovron midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës – fillimisht u habit nga shkalla e kryengritjes. Por ai nuk ishte i vetmi: Në Serbi, brezi Z, e cila më parë konsiderohej politikisht e painteresuar, po ngrihej për herë të parë.

    “Përveç mobilizimit të qytetarëve dhe më të moshuarve, ata ia dolën mbanë edhe me mobilizimin e të rinjve”, thotë Vladan Djokic, Rektor i Universitetit të Beogradit. “Ata madje iu drejtuan njerëzve më të rinj se vetja – nxënësve të shkollave të mesme, madje edhe nxënësve të shkollave fillore. Kjo jep shpresë se brezat e ardhshëm do të kujdesen për shoqërinë tonë dhe do të kontribuojnë në mënyrë aktive për një shtet më të mirë dhe më demokratik, ku sundimi i ligjit është më shumë sesa thjesht një fjalë”, theksoi Djokic në një intervistë me revistën javore Vreme.

    Presidenti Vuçiç fillimisht iu përgjigj këtij kundërshtari të ri dhe të paparashikueshëm me një përzierje kërcënimesh dhe lëshimesh, ndërroi qeverinë dhe u premtoi të rinjve kredi të lira për strehim. Por nga perspektiva e studentëve, pika më e rëndësishme mbeti e paplotësuar: një hetim i drejtë për shembjen e çatisë dhe publikimi i të gjithë dokumentacionit mbi rinovimin e stacionit.

    Sulme brutale nga policia
    Që nga vera, kur bllokadat e universiteteve përfunduan dje qeveria u hoqi pagat e profesorëve, akuzat kundër policisë për sulme brutale janë shtuar. Dhjetëra protestues paqësorë janë rrahur, ndërsa të tjerë kanë qenë në paraburgim për muaj të tërë, të akuzuar për përpjekje për të përmbysur “rendin kushtetues”.

    Në një intervistë të kohëve të fundit me Frankfurter Allgemeine Zeitung, Vuçiç përsëri nuk paraqiti prova për një komplot të madh nga agjencitë perëndimore të inteligjencës – por ai e la të nënkuptohej përsëri: “Unë kurrë nuk thashë se gjithçka ishte organizuar nga jashtë. Por është financuar mirë nga jashtë, sepse këta njerëz nuk kanë para të mjaftueshme për ta paguar vetë”, tha Vuçiç. “Për shembull, këta studentë që kanë bllokuar universitetet duhet të hanë gjithashtu tre herë në ditë.”

    BE-ja spektatore?
    Për një kohë të gjatë, Bashkimi Evropian heshtte për aludime të tilla, pasi ishte e lehtë të punohej me Vuçiçin. Njohës të situatave në Ballkan thonë, se kjo për shkak të gatishmërisë së tij për të bërë kompromis për çështjen e Kosovës – dhe se ai i premtoi Gjermanisë litium serb dhe gjysmë-fshehurazi furnizoi Ukrainën me armë dhe municione, pavarësisht “miqësisë së tij tradicionale” me Rusinë.

    Por tani edhe kjo po ndryshon. Partia Popullore Evropiane (PPE) po shqyrton statusin e asociuar të partisë së Vuçiçit në aleancën konservatore. Gjatë vizitës së saj të fundit në Beograd, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, mbeti dukshëm e ftohtë ndaj Vuçiçit.

    Kjo qeveri as nuk po e çon Serbinë drejt BE-së dhe as nuk po zbaton reformat e nevojshme, thotë Naim Leo Besiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane, një OJQ me seli në Beograd. “Kjo është arsyeja pse njerëzit kanë qenë në rrugë për një vit. Sepse çdo ditë ka dikë në forcat e policisë që rreh njerëz – dhe e di se nuk do të shihet kurrë si përgjegjës”, tha Besiri për DW. Por për sa kohë që nuk del një alternativë e qartë politike ndaj Vuçiçit, BE-ja do ta ketë të vështirë të bashkëpunojë me askënd tjetër përveç qeverisë aktuale serbe.

    Studentët përgatisin lista zgjedhore
    Shumë veta besojnë se kjo alternativë mund të vijë nga radhët e studentëve. Nga protestat në rrugë dhe bllokadat e universiteteve, ata tani janë zhvendosur drejt politikës tradicionale – dhe po kërkojnë zgjedhje të reja. Vuçiç deri më tani e ka hedhur poshtë këtë, por lë të kuptohet se kjo mund të ndodhë vitin e ardhshëm.

    Presidenti i monitoron nga afër sondazhet e opinionit. Një listë profesorësh, intelektualësh dhe aktivistësh të të drejtave civile që po përpilohet aktualisht nga studentët është qartësisht në kryesim – edhe pse zyrtarisht nuk ekziston ende. Por një kryesim në sondazhe nuk ka shumë rëndësi në Serbi. Qeveria ka fituar qartë të gjitha zgjedhjet në vitet e fundit – jo vetëm sepse kontrollon sektorin publik dhe mobilizon ose zhvat votat e atyre që janë të punësuar atje.

    Studentët nuk dekurajohen. Ata janë të përgatitur të mbrojnë çdo fletë votimi sa herë që mbahen zgjedhjet. Ata vazhdojnë të distancohen nga opozita e vendosur në Serbi, e cila është e fragmentuar, e dobët dhe i mungon shumë besimi.

    Çfarë i dallon ato nga protestat e mëparshme, të dështuara kundër sundimit të Vuçiçit? “Mendoj se ndryshimi qëndron te njerëzit. Njerëzit e kanë kuptuar se është tani ose kurrë”, thotë studentja Jelena Popadiç. “Ata nuk do të dorëzohen. Të rinjtë nuk kanë asgjë për të humbur. Jeta këtu thjesht nuk ka kuptim. Ky është shansi ynë i fundit.

    Një tjetër tubim masiv është planifikuar për të shtunën, më 1 nëntor, në Novi Sad – ku gjithçka filloi me një tragjedi një vit më parë. Autoritetet kanë paralajmëruar tashmë për dhunë të dyshuar të afërt – një paralajmërim që studentët e interpretojnë si një kërcënim të maskuar të dhunës policore. Por ata nuk janë të frikësuar.

    Keep Reading

    Po udhëtonin me një gomone, shpëtohen 57 emigrantë të paligjshëm në bregdetin grek

    Dështimi i krijimit të qeverisë së re/ Media gjermane mbi krizën në Kosovë: Po paralizohet zhvillimin

    Postimet e Fundit

    VIDEO/ Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

    November 15, 2025

    RENDITJA/ Kualifikim historik i Shqipërisë, kuqezinjtë fluturojnë drejt gjysmëfinales së “play off”. Ja si pozicionohen skuadrat (VIDEO)

    November 13, 2025

    VIDEO/ Shqipëri dinjitoze në pjesën e parë, kuqezinjtë “i bëjnë ballë” Anglisë

    November 16, 2025

    Shqipëria në zi për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos/ Sot homazhet në nderim të tij

    November 2, 2025

    Zemra nuk mjafton ndaj Anglisë, Shqipëria bie në “Air Albania”, kuqezinjtë japin sinjale pozitive para Play Off

    November 16, 2025
    Facebook Instagram YouTube

    Link

    • Kreu
    • Kontakt

    Kategori

    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji

    Mediat e Huaja

    • New York Times
    • Guardian
    • WEB BBC
    • WEB CNN
    • REUTERS
    • Washington Post
    • Times Online
    • Financial Times
    • WEB Yahoo
    © 2025 6Plus1Vlora. Zhvilluar nga Web Master Albania.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.