Close Menu
6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Lajme te Fundit

    Marta Kos në samitin “Growth Plan – Our pathway to EU”: Rajoni duhet të ecë së bashku, rrezikohen 300 milionë euro fonde nëse…

    November 21, 2025

    “Sekreti i fshehur në libra”

    October 28, 2025

    Rishikohet Paqja Fiskale, 5% tatim për bizneset që do rivlerësojnë deklarimet e 5 viteve

    November 12, 2025
    Facebook Instagram YouTube
    Të Fundit
    • Sot Dita e Pavarësisë, Meta: Patriotizmi dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar të mbeten pishtari ynë i përhershëm
    • Sot 28 Nëntori/ “Një dëshmi e re”, BIRN: Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë?
    • 28 Nëntori/ Presidentja Osmani mesazh urimi: Historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim
    • Delegacioni i BE në Tiranë urim për 28 Nëntorin: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!
    • Festa e Flamurit/ “Rama, armik i shqiptarëve që komploton në favor të Serbisë”, Berisha: Të çlirojmë Shqipërinë nga regjimi i Pashiqit të Tiranës
    • Dita e Pavarësisë, ambasada e Gjermanisë urim: Qëndrojmë krah për krah me partnerët në Shqipëri në rrugën drejt anëtarësimit në BE
    • FOTOLAJM/ NATO uron Shqipërinë për 113-vjetorin e Pavarësisë me imazhin e veçantë
    • Festat 28-29 Nëntori/ Fluks automjetesh në Kapshticë, pala greke probleme me sistemin e ri
    • Kreu
    • Kontakt
    Facebook Instagram YouTube
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Instagram
    Thursday, December 4
    • Kreu
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Home » “Pensionet nuk rriten!”, Bozdo: Projektbuxheti 2026 nuk adreson varfërinë, shpopullimin dhe zhvillimin ekonomik

    “Pensionet nuk rriten!”, Bozdo: Projektbuxheti 2026 nuk adreson varfërinë, shpopullimin dhe zhvillimin ekonomik

    November 12, 2025 Politics 6 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në një deklaratë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, deputeti Eno Bozdo kritikoi ashpër Projektbuxhetin e vitit 2026 të paraqitur nga qeveria, duke theksuar se ai nuk pasqyron pritshmëritë e shoqërisë dhe nuk ofron zgjidhje për problemet kryesore të vendit, si varfëria, shpopullimi, arsimi, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm.

    Bozdo shprehet se, në kundërshtim me ligjin, në Kuvend nuk kanë mbërritur ende aktet e paketës fiskale, të domosdoshme për të kuptuar se si do të mblidhen të ardhurat e buxhetit. Sipas tij, parashikimi për rritje ekonomike prej 4% është i pabazuar, duke u mbështetur vetëm tek sektori i ndërtimit dhe turizmit, ndërsa industria dhe bujqësia, që janë sektorët prodhues kryesorë, vazhdojnë të bien.

    Ai thekson se pensionet dhe pagat në të vërtetë nuk rriten, ndërsa arsimi dhe shëndetësia mbeten të financuara shumë dobët, respektivisht me 2.5% dhe 2.9% të PBB-së, shumë larg premtimeve qeveritare për 5% të PBB-së. Bujqësia mbetet gjithashtu e neglizhuar, me vetëm 53 milionë euro financim, pjesërisht për shpenzime administrative.

    Bozdo kritikon edhe prioritetet e buxhetit, duke nënvizuar se 125 milionë euro shkojnë për kontrata PPP në infrastrukturë dhe shëndetësi, më shumë se sa rritja e pensioneve dhe pagave, ndërsa rreth 42% e shqiptarëve, apo rreth 1 milion persona, vazhdojnë të jetojnë në varfëri.

    Deputeti përfundon duke theksuar se, megjithë propagandën qeveritare, projektbuxheti i 2026 reflekton prioritete që nuk korrespondojnë me nevojat reale të shqiptarëve dhe nuk garanton përmirësim të jetës së qytetarëve.

    DEKLARATA
    Projektbuxheti i vitit 2026 i paraqitur në Kuvend nga qeveria, pavarësisht deklarateve të Kryeministrit dhe ministrave të tij, nuk pasqyron pritshmëritë e shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare, nuk adreson asnjë shqetësim, problematikë dhe ide për t`i dhënë zgjidhje problemeve të rënda të vendit, si varfëria, shpopullimi, shëndetësia shkollimi dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, bazuar në prodhimin industrial dhe bujqësor!
    Së pari më duhet ta nis këtë komunikim duke theksuar faktin se në kundërshtim më detyrimin ligjor, në Kuvend ende nuk kanë mbërritur aktet e paketës fiskale, cka është absolutisht shkelje e standardit ligjor por edhe atij logjik, pasi në komisione po diskutohen të ardhurat dhe shpenzimet e Projektbuxhetit, kur paketa fiskale që shpjegon si do të mblidhen këto të ardhura, është ende e panjohur për deputetët!
    Së dyti, rritja ekonomike prej 4% bazohet vetëm në rritjen e supozuar të dy sektorëve: ai i ndërtimit dhe ai i turizmit. Sektorët e industrisë dhe të bujqësisë që janë të vetmit sektorë prodhues, janë prej vitesh në rënie të lirë, dhe asnjë masë e natyrës ekonomike apo fiskale nuk propozohet për të mbështetur këta sektorë!
    Të bazosh tërësisht rritjen ekonomike në dy sektorë si ai i turizmit dhe ndërtimit, është në rastin më të mirë një aventurë sepse të dy sektorët që këtë vit kanë dhënë shenja të “ftohjes” së tyre! Sektori i ndërtimit varet thuajse tërësisht nga flukset e parave të pista që investohen, me bekimin e qeverisë, në këtë sektor. Sektori i turizmit varet nga zhvillimet politike dhe gjeopolitike, si dhe nga pandemitë dhe forca të tjera madhore. Prandaj ky është një model ekonomik aspak i qëndrueshëm, dhe parashikimi për rritjen ekonomike me 4% është shumë problematik!
    Së treti, pavarësisht etiketimeve bombastike për rritje të madhe në pensione dhe rrogave, e vërteta është:
    • Pensionet në fakt nuk rriten. Thjesht bonusi i fundvitit do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për 12 muaj të vitit. Efekti real është vetëm 100 milionë euro për të gjithë skemën e pensioneve, mesatarisht nga 10 euro cdo muaj për cdo pensionist. INSTAT përllogarit se një çifti pensionistesh do t`i duheshin mesatarisht cdo muaj, mbi pensionin aktual, edhe 140 euro në muaj të tjera për të plotësuar nevojat bazike. Ndërsa qeveria jep për këtë cift vetëm 240 euro në vit. Pra me këtë ritëm do të duhen edhe 7 vite të tjera për të arritur standardin bazik, gjithmonë nqs çmimet mbeten njësoj. Pretendimet për financim të pensioneve me 1,7 miliardë euro janë absolutisht të pavërteta, sepse edhe në PBA janë parashikuar vetëm 350 milionë euro shtesë për vitin 2027 dhe 2028. Nuk dihet pra ku do gjenden edhe 1,2 miliardë euro të tjera!
    • Pagat! Edhe ato në të vërtetë nuk rriten! Për shumicën absolute të pagave thjesht aplikohet indeksimi i tyre, që është kërkesë ligjore dhe nuk vjen nga zemërgjerësia e qeverisë. Efekti total është përsëri vetëm 100 milionë euro. Por ndërkaq, qeveria ka vendosur të rrisë pagën minimale duke e cuar atë në 500 euro në muaj. Nga ky akt qeveria arkëton minimalisht 90 milionë euro, nga të cilat vetëm 10 milionë euro i kthehem mbrapsht sektorit privat! Pra përsëri pretendimi i Kryeministrit se sektori privat do të rimbursohet për këtë kosto shtesë, nuk është i vërtetë!
    Së katërti, dy sektorët thelbësore për shqiptarët, arsimi dhe shëndetësia janë shumë pak të financuar. Këta sektorë qeveria i konsideron prioritarë vetëm me fjalë. Arsimi financohet me 2,5% te PBB ndërsa shëndetësia me 2,9%. Premtimi i Edi Ramës, prej një dekade, ka qënë për t`i financuar të dy me nga 5% të PBB. Sot jo vetëm jemi shumë larg kësaj shifre, por edhe shumë më mbrapa vendeve të ngjashme të rajonit. Shëndetësia dhe arsimi janë sot një plagë e madhe shoqërore. Shqiptarët nuk marrin asnjë shërbim dinjitoz nga to, edhe pse taksat i paguajnë një më një!
    Së pesti, Bujqësia mbetet sektori i persekutuar i madh i kësaj qeverie. Janë parashikuar vetëm 53 milionë euro financim për fermerin, ku një pjesë e madhe e tyre shkon për shpenzime administrative të vetë skemës.
    Qeveria, e cila që prej dy vjetësh nuk përfiton nga fondet e IPARD për shkak të korrupsionit të saj, nuk e ka vënë ujin në zjarr për t`i financuar me para të buxhetit rreth 100 milionë euro që mungojnë, të nevojshme sa ska për fermerët e lënë
    Së gjashti, edhe këtë vit, plot 125 milionë euro do të shkojnë për financimin e kontratave PPP në shëndetësi dhe infrastrukturë. 125 milionë euro që janë më shumë se rritja e pensioneve apo e pagave për 2026, por që paguhen në shërbime pak apo aspak të nevoshjme për ne. Këto janë paratë tona që shpërdorohen haptazi, ekzaktësisht kur ne kemi më shumë nevojë për to!
    Së fundmi dhe jo më pak e rëndësishmja: ndihma ekonomike për të cilën nuk kemi asnjë rritje, qoftë edhe më e vogla. Sipas vetë të dhënave të INSTAT, rreth 42% e shqiptarëve apo rreth 1 milion prej tyre, vuajnë nga varfëria. E pra të mos adresosh sado pak këtë shqetësim, tregon qartë për prioritetet e kësaj qeverie!
    Ka edhe shumë cështje të tjera të cilat sipas sektorëve do të kemi mundësi t`i analizojmë më vonë, por besoj se këto argumente janë më se të mjaftueshëm për të sqaruar se me propagandë ky është buxheti i lumturisë, por në të vërtetë ky është buxheti me prioritete krejt të tjera nga ajo që presin shqiptarët!

    Keep Reading

    Sot Dita e Pavarësisë, Meta: Patriotizmi dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar të mbeten pishtari ynë i përhershëm

    Sot 28 Nëntori/ “Një dëshmi e re”, BIRN: Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë?

    28 Nëntori/ Presidentja Osmani mesazh urimi: Historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim

    Delegacioni i BE në Tiranë urim për 28 Nëntorin: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!

    Festa e Flamurit/ “Rama, armik i shqiptarëve që komploton në favor të Serbisë”, Berisha: Të çlirojmë Shqipërinë nga regjimi i Pashiqit të Tiranës

    Dita e Pavarësisë, ambasada e Gjermanisë urim: Qëndrojmë krah për krah me partnerët në Shqipëri në rrugën drejt anëtarësimit në BE

    Postimet e Fundit

    E FUNDIT/ Gjendet në fshatin Gjorm, Vlorë pa shenja jete një 36 vjeçar

    November 1, 2025

    Deputetja e PS dha dorëheqjen, Briseida Çakërri merr mandatin, betohet në Kuvend

    October 30, 2025

    Po udhëtonin me një gomone, shpëtohen 57 emigrantë të paligjshëm në bregdetin grek

    October 28, 2025

    Përfundon procesi votimit/ Përqindje e ulët në zgjedhjet e 5 bashkive, KQZ: Pjesëmarrja 18.7%! Vlora rekord negativ, shifrat më të larta në Mat e Tepelenë

    November 9, 2025

    Ushtria e Sudanit humbet qytetin kyç, el-Fasher në duart e paramilitarëve! Pamjet satelitore tregojnë masakra masive, në rrugë shihen trupa…

    October 28, 2025
    Facebook Instagram YouTube

    Link

    • Kreu
    • Kontakt

    Kategori

    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji

    Mediat e Huaja

    • New York Times
    • Guardian
    • WEB BBC
    • WEB CNN
    • REUTERS
    • Washington Post
    • Times Online
    • Financial Times
    • WEB Yahoo
    © 2025 6Plus1Vlora. Zhvilluar nga Web Master Albania.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.