Close Menu
6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Lajme te Fundit

    Rishikohet Paqja Fiskale, 5% tatim për bizneset që do rivlerësojnë deklarimet e 5 viteve

    November 12, 2025

    Sabri Hamiti nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës, Gjekmarkaj: Mendimtar i kombit dhe simbol i urtësisë shqiptare

    October 28, 2025

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmon vendimin për Aulona Bodon: Lë në fuqi detyrën e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Lartë

    February 3, 2026
    Facebook Instagram YouTube
    Të Fundit
    • Vjosa Osmani thekson angazhimin e Kosovës për aleancën euroatlantike
    • Zelensky – Rusia preferon sulmet mbi diplomacinë
    • Bizneset në Shqipëri më optimiste për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike
    • Pezeshkian: Iran do të zhvillojë negociata të drejta me SHBA-në
    • Dalai Lama fiton Grammy për “Meditations: The Reflections of His Holiness the Dalai Lama”
    • Trump pritet të vizitojë Greqinë: Shtimi i interesit amerikan për Mesdheun dhe ndikimi në marrëdhëniet rajonale
    • Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmon vendimin për Aulona Bodon: Lë në fuqi detyrën e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Lartë
    • Shqipëria do të blejë pasuri për selinë e përhershme të ambasadës në Londër me një fond deri në 520 milionë lekë
    • Kreu
    • Kontakt
    Facebook Instagram YouTube
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Instagram
    Tuesday, February 3
    • Kreu
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Home » “Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani hartoi plan masash për goditjen…”/ Dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve për demonstratën e heshtur në Tiranë

    “Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani hartoi plan masash për goditjen…”/ Dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve për demonstratën e heshtur në Tiranë

    January 31, 2026 News 4 Mins Read
    Screenshot
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas demonstratës së heshtur të Shkodrës, së datës 14 janar 1990, brenda muajit u zhvillua një demonstratë tjetër e heshtur, më 28 janar 1990, por këtë herë në kryeqytet. Ishte protesta e parë kundër diktaturës komuniste, shenja e parë se edhe Shqipëria nuk mund të mos i bashkohej ngjarjeve në Lindjen Komuniste. Më 22.1.1990, në plenumin e 9-të, Ramiz Alia teksa diskutoi për çështjet e lidhjes së partisë me masat, përsosjen e përzgjedhjen e kuadrove, luftë kundër burokratizmit, revolucionarizmin e jetës së vendit e “përsosja e demokracisë socialiste”, deklaronte se në vendet e Lindjes, në Poloni, Hungari, Çekosllovaki, Republikën Demokratike Gjermane, Bullgari e Rumani, “kanë ndodhur ndryshime të mëdha”, ato po “zgjeronin lidhjet me Perëndimin, sidomos në marrëdhëniet ekonomike”.

    Sipas tij vendet perëndimore po nxisnin ndryshimet politike në Europën Lindore, për zgjedhje të lira, pluralizëm politik, duke kërkuar “të shkatërrohet çdo gjë që mund të kujtojë socializmin”. Për të folur kundër demonstratës së 14 janarit 1990 dhe ngjarjeve në Lindjen komuniste, Ramiz Alia zgjodhi Kombinatin e Autotraktorëve “Enver Hoxha” në Tiranë, shumë punëtorë të të cilit do merrnin pjesë në demonstratë disa ditë më pas.

    “Këto fushata gjithnjë kanë dështuar me turp. Shqipëria jonë, për të cilën kanë luftuar e vdekur breza të tërë patriotësh, ka qëndruar kurdoherë kala e pamposhtur. Kështu do të jetë e do qëndrojë sa të jetë jeta. Le të lehin sa të duan armiqtë e Shqipërisë, karvani ynë ecën e do të ecë gjithnjë përpara” -deklaronte Alia. Demonstrata u zhvillua ora 18.00 të datës 28 janar 1990, në sheshin “Skënderbej”. Regjimi ndërmori ndalime paraprake.

    Prej ditësh në Tiranës kishte pasur fjalë për organizim demonstratash. Për këtë arsye, ministri i Punëve të Brendshme, Simon Stefani, miratoi një plan masash një ditë para zhvillimit të demonstratës, më 27 janar 1990, i cili quhej; “Plan masash operativo – ushtarak, për parandalimin e goditjen e veprimtarisë armiqësore e keqbërëse të mundshme, nga një grup personash të organizuar në qytetin e Tiranës”.

    Raporti i Hetuesisë së Përgjithshme

    Në raportin nr.199, datës 14.2.1990, të Hetuesisë së Përgjithshme, thuhej se; më 26.1.1990 nga Sigurimi i Shtetit u ndaluan 15 persona nga Tirana (në fakt listohen 13, plus një) “për agjitacion e propagandë kundër shtetit”. Të ndaluarit (më shumë se 24 orë) ishin:

    1 – Ardian Skëndo, 27 vjeç, ndihmësmjek në spitalin nr.2 (liruar më 10.2.1991)

    2 – Vasil Dhimitri, 36 vjeç, punëtor në Kombinatin e Autotraktorëve

    3 – Faruk Pica, 33 vjeç, punëtor

    4 – Zeqir Gollobani, 35 vjeç, elektricist

    5 – Shefki Glina, 33 vjeç, punëtor (liruar më 10.2.1991)

    6-Aleksandër Budo, 35 vjeç, ndihmësmjek (liruar më 10.2.1991)

    7 – Nikolin Prifti, 35 vjeç, inxhinier mekanik (liruar më 10.2.1991)

    8 – Romir Papa, 31 vjeç, i papunë

    9 – Dorian Alla, 28 vjeç, infermier (liruar më 10.2.1991)

    10 – Ilir Duro, 29 vjeç, mekanik (liruar më 10.2.1991)

    11 – Enver Tomani, 38 vjeç, minator

    12 – Agron Llapi, 35 vjeç, punëtor (liruar më 10.2.1991)

    13 – Nezir Stërmasi, 53 vjeç, punëtor, tri herë i dënuar politik (liruar më 10.2.1991)

    14 – Bujar Gjondedaj (është harruar në pjesën e parë të raportit, liruar më 10.2.1991)

    Emra të tjerë që nuk përmenden në këtë listë, janë edhe:

    1- Eno Kapo (ndaluar vetëm më 30.1.1991)

    2- Agim Gora

    3- Agron Leka Muço, inxhinier mekanik (liruar më 10.2.1991).

    Procedimi penal dhe dënimi i tre prej të arrestuarve

    Ndonëse u ndaluan shumë persona, u procedua vetëm një numër i vogël i tyre dhe në fund u dënuan vetëm 3 veta. Më 27.1.1990 Hetuesia e Tiranës, nëpërmjet kryetarit të Hetuesisë së Tiranës, Petrit Serjani, me miratimin e prokurorit Sinan Baboçi, vendosi zgjatjen e hetimit deri më 19.5.1990, të procedimit penal kundër Vasil Dhimitrit, Zeqir Gollobanit dhe Faruk Picës, etj., si persona të dyshuar që do merrnin pjesë në demonstratën e heshtur që do zhvillohej në kryeqytet më 28 janar 1990. Përmendej fakti se hetimi kish nisur më 25.1.1990.

    Aktakuza ndaj Vasil Dhimitrit, Zeqir Gollobanit dhe Faruk Picës u formulua më 19.5.1990 nga hetuesi Petrit Serjani. Pavarësisht se Vasili nuk i njihte dy të tjerët, ata u akuzuan së bashku, sepse pushteti nuk kishte kohë për gjyqe të posaçme.

    Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.285, datë 21.6.1990, i deklaroi fajtorë të pandehurit, në bazë të nenit 55/1, duke i dënuar si vijon:

    – Vasil Qirjako Dhimitri, lindur më 1954 në Tiranë, mekanik remonti, 2 vjet heqje lirie.

    – Zeqir Isuf Gollbani, lindur më 1955 në Tiranë, mekanik, i papunë, 1 vit heqje lirie.

    – Faruk Ymer Pica, lindur më 1958 në Tiranë, elektricist pranë Uzinës “Dajti”, 9 muaj heqje lirie.

    U la në fuqi me vendimin nr.71, datë 30.7.1990 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë./ Memorie.al

    Keep Reading

    Ballkani fiton terren si alternativë ndaj turizmit masiv evropian

    Dimri që nuk dimë ta ‘shesim’? Pasuria e fshehur e turizmit shqiptar

    Postimet e Fundit

    “Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani hartoi plan masash për goditjen…”/ Dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve për demonstratën e heshtur në Tiranë

    January 31, 2026

    Video/ Pamje nga momenti i aksidentit tragjik në Vlorë me pasojë vdekjen e 17 vjeçarit Leandro Shametaj

    October 30, 2025

    Takimi 7-orësh në Kryeministri/ “Bisedime të ashpra e kërcënime”, Berisha: Lubi Balluku kërkoi shtyrjen e vendimit me 72 orë, nuk iu pranua

    November 21, 2025

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmon vendimin për Aulona Bodon: Lë në fuqi detyrën e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Lartë

    February 3, 2026

    E FUNDIT/ Është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes në Gjorm

    November 1, 2025
    Facebook Instagram YouTube

    Link

    • Kreu
    • Kontakt

    Kategori

    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji

    Mediat e Huaja

    • New York Times
    • Guardian
    • WEB BBC
    • WEB CNN
    • REUTERS
    • Washington Post
    • Times Online
    • Financial Times
    • WEB Yahoo
    © 2026 6Plus1Vlora. Zhvilluar nga Web Master Albania.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.