Dy persona kanë mbetur të vrarë nga një atentat i mirëorganizuar në autostradën e Vlorës. Viktimat udhëtonin me një makinë tip Benz kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një tjetër automjet në lëvizje.
Si pasojë e të shtënave, automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke rënë në një kanal në afërsi të mbikalimit të Panajasë.
Ngjarja fillimisht u dyshua si aksident për shkak se makina u konstatua e rënë në kanal. Por brenda mjetit u panë trupat e dy personave të vrarë, të cilët ende nuk janë identifikuar.
Paraprakisht mendohet se atentatorët kanë qenë 3 persona; njëri në rolin e shoferit të mjetit ndërsa dy të tjerët në rolin e qitësit duke hapur zjarr me breshëri ndaj makinës së viktimave.
Disa minuta pas krimit, në Frakull të Fierit u gjet një makinë duke u djegur, që dyshohet se u përket atentatorëve të Vlorës.
Në vendngjarje ndodhet policia duke kryer veprimet hetimore në zonë. Për shkak të aksidentit në autostradë u krijua radhë e gjatë automjetesh që shkojnë drejt qytetit bregdetar të Vlorës.
tv6+1vlora
Discussion about this post