Author: Gazetar 6Plus1 Vlora

Pas ndërhyrjes së pandërprerë të forcave operacionale edhe gjatë orëve të natës, situata në të gjithë vendin paraqitet në përmirësim, pavarësisht se në disa zona reshjet e shiut kanë vijuar.Nivelet e ujit në disa zona kanë nisur të ulen, një pjesë e madhe e akseve rrugore, ku ka patur probleme janë rikthyer të kalueshme, ndërsa ekipet e emergjencave civile, Forcat e Armatosura, OSHEE dhe strukturat vendore po vijojnë punën për stabilizimin e plotë të situatës dhe normalizimin e furnizimit me energji, pastrimin e rrëshqitjeve dhe garantimin e sigurisë së banorëve. Situata sipas qarqeve: QARKU VLORËNiveli i lumit Vjosa në Novoselë…

Read More

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij hapës në samitin “Growth Plan – Our pathway to EU”, ku theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk po kërkojnë favore nga Bashkimi Evropian, por po ofrojnë vlerat dhe rezultatet e tyre konkrete. Rama u shpreh se qëndrimi i udhëheqësve të rajonit është i qartë: nuk po shkojnë në tryezën e BE-së për ndere apo përfitime të pamerituara.“Askush nuk po thërret për t’u shërbyer me ëmbëlsira, por vijnë me krenarinë për të ofruar vlerë, mund dhe djerës. Falë zotit nuk duhet gjak,” tha ai. Kryeministri theksoi se procesi i integrimit nuk është një…

Read More

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, mbajti sot një fjalim të detajuar dhe me tone paralajmëruese në samitin “Growth Plan – Our pathway to EU”, ku nënvizoi nevojën që vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin me të njëjtin ritëm në procesin e integrimit evropian. Kos theksoi se asnjë vend i rajonit nuk duhet të mbetet pas dhe se të gjitha shtetet aspirante duhet të arrijnë përputhjen e plotë me legjislacionin e BE-së.“Duhet të ecni në sinkron. Nuk duam që askush të mbetet pas. Të gjithë i përkisni BE-së me të drejta të plota, për sa kohë arrini përputhjen me…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë publike pretendimet e tij mbi kushtet që, sipas tij, Belinda Balluku i ka paraqitur kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të tyre 7-orësh, pas pezullimit të saj nga detyra me vendim të GJKKO-së. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se takimi ka qenë tensionuar, duke aluduar se “sipas veshëve të mureve”, aty janë shkëmbyer qëndrime të ashpra dhe madje kërcënime të ndërsjella. Ai pretendon se Balluku ka vendosur tre kushte kryesore, mes të cilave: Kërkesa për të shtyrë me 72 orë zbatimin e vendimit të GJKKO-së, një kërkesë që, sipas Berishës, Rama…

Read More

Sipas gjykatës, Balluku, për shkak të detyrës që ushtron, vë në rrezik marrjen e provave. Madje aty thuhet e ajo mund të kryejë të njëjtat procedura, që kanë rezultuar më herët në shkelje. Po ashtu, në vendimin e GJKKO, sqarohet se bllokimi i pasaportës bëhet për arsye se e pandehura mund të ketë rrezik që të arratiset. Duke u ndalur te pezullimi, GJKKO arsyeton se; “ekziston rreziku që ata të kryejnë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen, kjo, lidhur me rrethanat e veprimeve të kundraligjshme të të pandehurve në disa procedura prokurimi, si dhe…

Read More

Në Zvicër u hodh shorti i Play Off të Botërorit, ku Shqipëria dhe Kosova u njohën me rivalët e muajit mars. Kundërshtar i kalueshëm për kuqezinjtë, që e shohin veten në Grupin B dhe do sfidojnë Poloninë në gjysmëfinale. Në rast se shkojmë në finale, aty do përballemi me çiftin Ukrainë-Suedi. Kosova “gjen’ Sllovakinë në gjysmëfinale. Dardanët, nëse kalojnë këtë pengesë, në finale masin forcat me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani. Gjysmëfinalet e play-off mbahen më 26 mars, ndërsa ato finale më 31 mars 2026. Në Botëror, nga takimet që do zhvillohen në mars, do të shkojnë 4 ekipe.…

Read More

Buxheti i vitit 2026 synon të rrisë të ardhurat me rreth 530 milionë euro pa vendosur taksa të reja, duke u mbështetur në rritjen e pagave dhe formalizimin e ekonomisë. Barrën kryesore fiskale e mbajnë punonjësit dhe konsumatorët, ndërsa bizneset më pak. Shpenzimet për pensionet dhe pagat e sektorit publik përbëjnë 50% të buxhetit 2026, ndërsa arsimi dhe shëndetësia mbeten nën mesataren rajonale. Investimet kapitale janë të larta, me fokus në transport, teksa shpërndarja dhe eficienca e tyre mbetet e diskutueshme. Projektbuxheti 2026 vjen këtë herë me një zhvendosje të lehtë të politikës buxhetore drejt kapitalit njerëzor, duke kombinuar qëndrueshmërinë…

Read More

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë dhënë sot një përditësim të detajuar mbi situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut dhe borës gjatë 24 orëve të fundit. SITUATA SIPAS QARQEVE: Qarku VlorëForcat e Armatosura dhe strukturat vendore po punojnë për evakuimin e familjeve të prekura nga dalja e lumit Kalasë dhe për zhbllokimin e rrugëve ndërmjet fshatrave. Në Finiq po ndërhyhet për largimin e ujërave dhe mbështetjen e familjeve të evakuuara, ndërsa në Selenicë po pastrohen rrëshqitjet në aksin Brataj–Kuç. Në Sarandë po largohet uji nga banesat e përmbytura dhe po asistohen familjet. Niveli i…

Read More

Me vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Balluku është pezulluar nga posti i zëvendëskryeministres, ndërsa i është ndaluar edhe dalja jashtë territorit të Shqipërisë. “Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur masën e sigurimit personal ndalim i ushtrimit të detyrës dhe ndalim i daljes jashtë shtetit ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku,” tha një burim BIRN . “Po ashtu, janë caktuar masa sigurimi personal edhe ndaj dy personave të tjerë që janë nën hetim,” shtoi ai. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme bëri me dije se, duke qenë se masat e sigurimit kanë…

Read More