Author: Gazetar 6Plus1 Vlora

Sekretari britanik i Shëndetësisë Wes Streeting ka pranuar se nuk ndihet rehat me deportimin me forcë të familjeve sipas planeve të migracionit të sekretarit të brendshëm, ndërkohë që pohon se kjo është ende gjëja e duhur për t’u bërë. Ai tha se mendonte që numri i largimeve me forcë do të ishte i ulët sipas modelit të propozuar, i cili është i ngjashëm me atë të Danimarkës, sepse do të kishte një nxitje financiare në rritje për njerëzit që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar për t’u kthyer në vendin e tyre të origjinës. The Guardian shkruan se politika britanike…

Read More

Kreu i emergjencave civile Haki Çako ka inspektuar në terren situatën në urën e Mifolit në zonën e Fierit. Situata vijon të mbetet në alert ka pohuar Çako, pasi niveli i prurjeve në urën e Mifolit ka arritur 7 metra dhe prurjet nga Tepelena dhe Përmeti pritet të arrijnë pikun në mesditë. “Situata është monitoruar gjatë gjithë natës, por niveli aktual ka një rrisk të shtuar, dhe fatmirësisht për momentin nuk ka banesa të prekura. Historiku është i qartë, në rast të daljes nga shtrati , do të ketë evakuime të banorëve dhe për këtë janë marrë të gjitha masat.…

Read More

PARASHIKIMI I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET Sot pasdite (e martë, dt. 18) dhe nesër (e mërkurë, dt. 19) do të ketë reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.Rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë dhe në lumenjtë Drinos dhe Bistricë.Intesiteti i lartë i reshjet në…

Read More

Për shkak të eres së fortë dhe degeve të rrëzuara, rruga e Plazhit të Vjetër u bllokua për pak kohë. Ndërhyrja e menjehershme e punonjesve të gjelberimit e riktheu shumë shpejt situatën në normalitet. Teksa Bashkia Vlorë mbetet e angazhuar maksimalisht për mbarëvajtjen e situatës së pasojave të motit të keq që ka përfshirë vendin tonë. /Tv6+1Vlora

Read More

Ashtu siç ishte parashikuar, reshjet e dendura të shiut gjatë natës së mbrëmshme janë kthyer në problem serioz për banorët e lagjes “Besëlidhja” në Lezhë. E gjithë zona është pushtuar nga uji, duke vështirësuar lëvizjen e qindra qytetarëve që u është dashur të përballen me ujin në hyrjet e banesave. Nga ana e bashkisë Lezhë bëhet me dije se situata do të marrë zgjidhje vetëm pas përfundimit të projektit që po zbatohet për trajtimin e ujërave të bardha dhe të zeza në këtë lagje, një investim i cili – sipas tyre – do të eliminojë përmbytjet e përsëritura. Sipas sinoptikanëve,…

Read More

Pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje pasi parashikohen reshje të mëdha të shiut të martën dhe të mërkurën. Shiu i madh që filloi të bjerë të hënën natën ka detyruar kryeqytetin Prishtinë ta anulojë mësimin e ditës së martë. Drejtoria e Arsimit në Prishtinë njoftoi në Facebook prindërit se mësimi është anuluar si masë parandaluese. Instituti Hidrometeorologji i Kosovës njoftoi të hënën se vendi do të përballet me reshje shiu në dy ditët në vijim, të cilat në disa zona pritet të jenë të intensitetit të lartë. “Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta në disa lokalitete”,…

Read More

Mbrëmja e sotme ka sjellë përkeqësim të mëtejshëm të kushteve atmosferike në Vlorë. Erërat e fuqishme dhe dallgët e larta kanë prekur zonën bregdetare, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se situata pritet të vijojë edhe gjatë orëve në vazhdim. Sipas raportimeve nga terreni, në det dallgët kanë arritur disa metra lartësi. Deri tani nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike, por era e fortë po ndjehet në të gjithë qytetin, duke krijuar shqetësim te banorët. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal dhe shmangie të lëvizjeve të panevojshme.

Read More

Sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe ShërbimiMeteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë javës priten reshje me intensitet të lartë në të gjithaqarqet e vendit, të shoqëruara me shtrëngata dhe në zona të caktuara me reshje dëbore. 🔺Ditën e Hënë, 17 Nëntor 2025, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqetShkodër, Lezhë dhe Vlorë.Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta derimesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta.Intensiteti pritet të rritet në orët e pasdites. 🔺Ditën e Martë, 18 Nëntor 2025, reshjet do të shtohen në të…

Read More

Pas humbjes ndaj Anglisë, Shqipëria tashmë mësoi edhe zyrtarisht vazon në të cilën do bëjë pjesë në Play Off të Botërorit. Kuqezinjtë do të jenë në vazon e 3-të, në shortin që do mbahet në 20 nëntor. Ekipi i Sylvinhos nuk mori dot një rezultat pozitiv ndaj “3 luanëve”, duke mos kaluar dot Irlandën. Jo vetëm kaq, por edhe Ukraina triumfoi ndaj Islandës dhe i mori vendin e dytë në grupin kualifikues. Llogaritë ishin mjaft të komplikuara dhe tashmë edhe matematikisht, ekipi jonë përfaqësues përfundon në vazon e 3-të. Kujtojmë që në Play Off të Botërorit është edhe Kosova.

Read More

Kjo e dielë ka zgjidhur shumë enigma sa i takon rrugëtimit të Shqipërisë dhe Kosovës në Play Off të Botërorit. Nuk do të ketë një përballje direkte mes kuqezinjve dhe dardanëve, pasi ty dyja do të bëjnë pjesë në vazon e 3-të, çka do të thotë se është e pamundur të “përplasen”. Triumfi i Irlandës ndaj Hungarisë dhe humbja e ekipit të Sylvinhos ndaj “3 luanëve” kanë hedhur poshtë të gjitha hipotezat. FIFA do të publikojë renditjen zyrtare më 19 nëntor, ndërsa një ditë më vonë, më 20 nëntor në Nyon, Shqipëria dhe Kosova do të mësojnë rivalët e Play…

Read More