- Sot Dita e Pavarësisë, Meta: Patriotizmi dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar të mbeten pishtari ynë i përhershëm
- Sot 28 Nëntori/ “Një dëshmi e re”, BIRN: Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë?
- 28 Nëntori/ Presidentja Osmani mesazh urimi: Historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim
- Delegacioni i BE në Tiranë urim për 28 Nëntorin: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!
- Festa e Flamurit/ “Rama, armik i shqiptarëve që komploton në favor të Serbisë”, Berisha: Të çlirojmë Shqipërinë nga regjimi i Pashiqit të Tiranës
- Dita e Pavarësisë, ambasada e Gjermanisë urim: Qëndrojmë krah për krah me partnerët në Shqipëri në rrugën drejt anëtarësimit në BE
- FOTOLAJM/ NATO uron Shqipërinë për 113-vjetorin e Pavarësisë me imazhin e veçantë
- Festat 28-29 Nëntori/ Fluks automjetesh në Kapshticë, pala greke probleme me sistemin e ri
Author: Gazetar 6Plus1 Vlora
Kombëtarja shqiptare vijon grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026. I gjithë ekipi është i fokusuar në ndeshjen e parë ndaj Andorrës, e cila vlerësohet si shumë e rëndësishme nga stafi dhe lojtarët.Sulmuesi Indrit Tuci, në një prononcim për fshf.org u shpreh i lumtur për rikthimin në Kombëtare dhe theksoi që Andorra nuk është një kundërshtar që duhet nënvlerësuar. “Të them të drejtëm ndihem shumë mirë, ndihem shumë i lumtur që u ktheva në Kombëtare, sepse është një arritje e madhe për çdo futbollist të…
Sali Berisha ka kritikuar ashpër Ligjin për Barazinë Gjinore, duke e quajtur “ligji më i keq i votuar në ndonjë vend të planetit”. Ai tha se ky ligj rikthen “gjahun stalinist të shtrigave”, duke theksuar se sipas tij, akuzat për diskriminim gjinor duhet të faktohen, përndryshe personi i akuzuar nuk mund të dëmtohet. Berisha shtoi se ekstremi i majtë po përdor këtë ligj për të krijuar padrejtësi dhe se “koha na dha të drejtë, çështja e shqiptarëve u bë botërore”. Kryetari i PD, akuzoi gjithashtu qeverinë për të qenë një “diktaturë narkomane” dhe tha se nuk do të pranojnë ligje…
PD ka reaguar për përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi. Gazment Bardhi e ka cilësuar vendimin, shkelje e rëndë e Kushtetutës REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI Mazhoranca socialiste, po provon cdo ditë me aktet dhe veprimet e saj, se Kuvendi i Shqipërisë është shndërruar në një organ njëpartiak, ku rregulli dhe ligji shkelen hapur. Në një akt të paprecedent, pa kryer asnjë shkelje të Rregullores së Kuvendit, mazhoranca ka marrë një vendim për të penguar për 10 ditë Kryetarin e Opozitës z. Sali Berisha të ushtrojë përgjegjësitë e tij në raport me qytetarët në Kuvendin…
Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka shtyrë seancën gjyqësore për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës, pas kërkesës së mbrojtjes për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani nga çështja. Sipas avokatit të Metës, gjyqtarja Dollani ka gjykuar më herët kërkesa të tjera të ngjashme që lidhen me ish-presidentin, çka për ta përbën arsye për konflikt interesi dhe paragjykim të mundshëm. Për pasojë, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës deri në shqyrtimin e kësaj kërkese. Seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 14 nëntor, në orën 09:00.
Pas mbledhjes me krerët e degëve të Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet në një situatë ku “është instaluar një regjim”. Berisha akuzoi qeverinë për dhunimin masiv të votës së lirë të shqiptarëve dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar, si dhe për përdorimin e potencialeve të shtetit për të “grabit votën e qytetarëve”. Ai denoncoi gjithashtu lidhjet me grupe kriminale dhe aleatët e qeverisë, të cilët sipas tij pengojnë shqiptarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirshëm. Sipas Berishës, ky regjim synon të qëndrojë në pushtet në mënyrë të pandalshme dhe të programuar, duke e bërë…
Komisioni i Reformës Territoriale nis punën. PD e bojkoton, dy aleatët paraqiten në mbledhjen e parë
U mblodh për herë të parë këtë të martë Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën administrative-territoriale. Deputetët e PD-së munguan në këtë mbledhje. Të vetmit opozitarë ishin Edmond Haxhinasto i PL-së dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së. Teksa vlerësoi rëndësinë e këtij komisioni, në mungesë të bashkëkryetarit demokrat Luçiano Boçi, socialisti Arbjan Mazniku theksoi se mazhoranca ka vullnetin për të punuar me opozitën. Opozitarët Haxhinasto dhe Dule theksuan se komisioni duhet të jetë i kujdesshëm në trajtimin e çështjeve që prekin pushtetin vendor. Në procesin e integrimit evropian, bashkitë marin rëndësi të veçantë pasi 70% e kuadrit ligjor të BE-së do…
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në ceremoninë ku po bëhet prezantimi i projektit “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të mjeteveelektrike. “Brenda vitit të ardhshëm do të kemi nisjen e punës transformues për matësit e energjisë, 350 mijë matësa me Inteligjencë Artificiale.Kjo synon uljen e humbjeve në rrjet, dhe do të rrisë cilësisht faturimin e çdo konsumatori.Kemi nisur punë për të ngritur në Shqipëri një data center të fjalës së fundit.
Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, vendit i duhen dekada, madje në drejtimet kryesore, arsim, shëndetësi dhe qeverisje po bëhen hapa pas, duke thelluar më tej hendekun, në vend që ta ngushtonim. Ndryshe nga shtetet e pjesës lindore të Europës, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë përparuar njësoj në ekonomi, demokraci, qeverisje dhe infrastrukturë. Diku regjimet autokratike dhe diku luftërat pas viteve 1990 kanë lënë pasoja që ende nuk po kapërcehen. Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare (WIIW) ka ndërtuar platformën e konvergjencës, e cila tregon se sa vite i duhen secilit prej 6 vendeve…
Në buxhetin 2026, qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, të cilat do të shpërndahen në fusha të ndryshme, në bazë projektesh konkrete. Kjo shumë do të përdoret për projekte specifike që lidhen me reformat strukturore dhe zhvillimin ekonomik. Fondi prej 6.8 miliardë lekësh është pjesë e fondeve që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes një pakete të përgjithshme prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat Shqipëria pritet të përfitojë rreth 922 milionë euro deri në vitin 2027. Fondet nga Plani i Rritjes përbëjnë…
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur nga sot bojkotimin e përkohsëhm të punimeve në Kuvend, duke mos qenë pjesë e Komisioneve Parlamentare. Ky është një vendim i marrë ditën e djeshme Në mesazhin e siguruar nga Neës24, që kreu i grupit Gazment Bardhi u ka dërguar deputetëve demokratë e ka theksuar disa herë që asnjë deputet nuk të bëhet pjesë e komisioneve. “Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e…

