Mes zhurmës për krijimin e “Shtetit Bektashi” brenda Tiranës, një reagim ka bërë edhe kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Rama ka bërë një postimi në rrjetin social “X”, ku ka publikuar librin e Rober Elise, për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë për historin e Bekashinjëve.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë shkruan se Bektashinjt janë një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një ent sovran shpirtëror me qendër në Tiranë.
“Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një ent sovran shpirtëror me qendër në Tiranë, ku bektashinjtë Selia botërore është krijuar prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste”, shkruan Rama ndër të tjera.
Kujtojmw qw ditwn e djeshme Selia Botërore e Bektashinjve ka bërë një deklaratë të rëndësishme duke njoftuar krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet të pavarur dhe sovran. Ky hap, i konsideruar si një moment historik, është përshkruar si një përpjekje për të ruajtur dhe përforcuar traditën e moderimit shpirtëror dhe përfshirjes që ka karakterizuar Bektashinjtë për shekuj me radhë.
Në deklaratën zyrtare, Kryegjyshi Botëror theksoi se kjo iniciativë nuk ka për qëllim fitimin e pushtetit politik, por sigurimin e lirisë për të vazhduar rrugën shpirtërore dhe harmoninë fetare.
Discussion about this post