Ka nisur me tensione seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për konfirmimin e masës së sigurisë për Ilir Metën.
Presidenti i Partisë së Lirisë është arrestuar për llogari të SPAK teksa akuzohet për korrupsion, pastrim të produkteve të veprave penale dhe mosdeklarim të pasurisë. Kreu i PL-së nuk është përmbajtur aspak kur ka parë përballë tij prokurorët, veçanërisht Altin Dumani.
Siç raportojnë mediet në vend, ai është drejtuar një gjuhë fyese duke i thënë: “Dumdumani qen”. Pas përplasjeve seanca është shtyrë për në orën 13.30 pasi avokatët e metës, Kryemadhit dhe të akuzave të tjerë kanë kërkuar kohë që të njihen me aktet.
Discussion about this post