Në operacion edhe 20 zjarrfikës nga bashkia e Himarës
Zjarri i rënë në vendin e quajtur “Palikonjë”, Mali i Çikës në bashkinë e Himarës vijon të mbetet aktiv.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën të ditur se një operacion masiv është organizuar në terren për shuarjen e tij, ku janë angazhuar rreth 100 trupa të Forcave të Armatosura dhe 20 forca nga zjarrfikësit lokalë, Administrata e Zonave të Mbrojtura dhe punonjës të bashkisë Himarë.
Zjarri prej katër ditësh po vijon të jetë aktiv, ndërsa autoritetet nuk kanë marrë ende vendim për të ndërhyrë nga ajri.
Në mbrëmjen e së mërkurës situata ishte shqetësuese pasi zjarri është duke përparuar drejt fshatit Dhërmi dhe tymi ishte përhapur thuajse në të gjithë Palasën e Dhërmiun duke vështirësuar pushimet e turistëve të shumtë në këtë zonë.
https://www.facebook.com/nikopeleshi/posts/pfbid02KWqmSiah46fgFmS7EELufrEVLHhneA8bMER5fUgykFif9d66RcEV3BZhq1CfNVzel
tv6+1vlora
Discussion about this post