18 persona rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 292 testime që janë kryer/
10 raste pozitive janë në Tiranë, 3 në Sarandë, nga 1 qytetar në Lezhë, Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Dimal.
Janë 183 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,252 që nga fillimi i epidemisë.
Discussion about this post