ITALI– Një 39-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar pasi iu gjetën 2 kilogramë kokainë në një tren. Lënda narkotike u zbulua kur policët po kontrollonin pasagjerët e një treni që sapo po hynte në Itali
O.J, banues në Shqipëri ishte në trenin nga Lugano për në Milano, dhe pasi mbërriti në stacionin ndërkombëtar të Chiassos, ai u kontrollua nga efektivët e Guardia di Finanza të Ponte Chiasso, të cilët shikuan edhe brenda valixhes së tij, duke gjetur në këtë mënyrë dy pako me lëndë narkotike, e cila nga analizat e para të kryera me reagentët rezultoi se ishte kokainë.
39-vjeçari u arrestua në dispozicion të magjistratit në detyrë në prokurorinë e Como dhe u dërgua në burgun e Bassone, në pritje të marrjes në pyetje.
Discussion about this post