Milan-Atalanta është kryesfida e javës së 24 të Seria A që luhet këtë të dielën në San Siro në orën 20:45. ‘Djalli’ i Piolit kërkon vazhdimësi dhe mbi të gjitha të forcojë pozicionin në zonën Champions, pasi aktualisht renditet në vendin e katërt me 44 pikë, 3 më pak se Atalanta e vendit të gjashtë që është një skuadrat që kërkon ti marrë vendin.
Në konferencën për shtyp trajneri i Milanit Stefano Pioli ka konfirmuar se portiere Miagnan do riktehet të mbrojë katërkëndorin pas 5 muajve mungesë. Gjithashtu numri 1 i pankinës së ‘djallit’ ka konfirmuar se në këtë ndeshje Ibra mund të marrë disa minuta, ndërsa për Benaccer dhe Florenzi-n duan ende kohë për të lënë pas dëmtimet.
Ndërkohë trajneri i Atalanta-s Gasperini ka thënë se ‘të luash kundër kampionëve në fuqi është një motivim i madh, por ka shtuar se do të bëjnë ç’mos për të marrë rezultatin që kërkojnë’.
Sakaq po sonte në të njëjtën orë në Ligue 1 do luhet superpërballja mes Marseille-s dhe Paris SG. Sfida vjen pak ditë pasi Marseille elimoinoi kryeqytetasit nga Kupa e Francës dhe për këtë arsye ekipi i Gatlier, që është pa Neymar, kërkon hakmarrjen. Gjithsesi nuk do jetë e lehtë pasi Marseille e vendit të dytë me 5 pikë më pak se Parisi kryesues kërkon të futet fuqishëm në garën për kampionatin. Për këtë do ketë ndihmën e tifozëve të zjarrtë në ‘Velodrom’.
Discussion about this post