Shqipëria ka marrë kryesimin e Komitetit Këshillimor Rajonal të Kërkim-Shpëtimit Aeronautik (RASARAC) për vitin 2026, duke shënuar një hap të rëndësishëm në angazhimin e saj për sigurinë ajrore dhe bashkëpunimin rajonal.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, e cila e vlerëson këtë mundësi si një përgjegjësi të madhe dhe një hap të rëndësishëm për të forcuar më tej marrëdhëniet ndërmjet vendeve të rajonit, si dhe për të avancuar shkëmbimin e informacionit dhe zbatimin e praktikave më të mira evropiane në fushën e kërkim-shpëtimit aeronautik. Ky angazhim i Shqipërisë do të realizohet në bashkëpunim me partnerët rajonalë dhe me EUROCONTROL.

Gjatë periudhës së kryesimit, fokusi do të jetë në rritjen e ndërveprimit operacional, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta dhe organizimin e ushtrimeve praktike. Qëllimi kryesor do të jetë forcimi i kapaciteteve rajonale të kërkim-shpëtimit aeronautik, si dhe mbrojtja e jetës njerëzore.

Ministria e Mbrojtjes thekson se ky angazhim konfirmon rolin e Shqipërisë si një partner aktiv dhe konstruktiv në shërbim të sigurisë ajrore dhe bashkëpunimit rajonal, duke treguar përkushtimin e vendit për avancimin e sigurisë dhe bashkëpunimit në këtë fushë të rëndësishme.

Exit mobile version