Qeveria ka miratuar një indeksim prej 2.5% për 36,900 punonjës mësimorë dhe jo mësimorë të arsimit parauniversitar, njoftoi sot Agjencia për Media dhe Informim (MIA).

Sipas MIA-s, qeveria ka vendosur edhe rritje shtesë për kategoritë me paga nga 58,000 deri në 74,000 lekë në muaj. Shtesa për vjetëri indeksohet automatikisht, ndërsa rritja totale arrin nga 4% deri në 5.17% për disa kategori dhe 3,000 lekë në muaj për pagat prioritare.

Kategoritë që përfitojnë përfshijnë edukatorë kopshtesh, psikologë dhe punonjës socialë, oficerë sigurie, kujdestare konviktesh, instruktorë dhe koordinatorë. Efekti financiar mujor i masës është mbi 137 milionë lekë.

MIA thekson se kjo masë “mbron fuqinë blerëse, vlerëson punën e mësuesve dhe forcon mbështetjen për sistemin arsimor”. Indeksim prej 2.5% përfitojnë gjithashtu edhe punonjësit e administratës publike, policia dhe mjekët.

Exit mobile version