Komisioni Europian ka njoftuar nisjen e punës për krijimin e Qendrës Evropiane për Rezistencën Demokratike, një strukturë e re brenda Drejtorisë së Përgjithshme për Komunikim, pjesë e iniciativës “Mburoja për Demokracinë”.
Qëllimi i kësaj qendre është të forcojë mbrojtjen e demokracive evropiane ndaj kërcënimeve të brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë manipulimin e informacionit dhe dezinformimin nga aktorë të huaj.
Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, deklaroi se qendra e re do të zhvillojë mjete për të garantuar zgjedhje më të sigurta dhe rezistente, do të hartojë plane kundër ndërhyrjeve të jashtme dhe do të krijojë një platformë bashkëpunimi për institucionet dhe aktorët e interesuar.
Megjithatë, Shërbimi Europian për Veprim të Jashtëm ka tashmë njësi të posaçme për komunikim strategjik kundër dezinformimit. Komisioneri Michael McGrath siguroi se nuk do të ketë mbivendosje kompetencash dhe se bashkëpunimi mes institucioneve evropiane do të jetë i ngushtë dhe i koordinuar.
Kjo iniciativë vjen në një kohë sfidash të dyfishta për Bashkimin Europian: menaxhimin e procesit të zgjerimit drejt lindjes dhe forcimin e mbrojtjes së demokracisë brenda kufijve të tij.



