Kadastra Shqiptare ka bërë publike një listë me 511 subjekte përfituese të Vendimit të Legalizimit në Drejtorinë Vendore Tiranë Rurale 1, të cilët ende nuk e kanë tërhequr vendimin e tyre.

Në një njoftim të shpërndarë për media, Kadastra Shqiptare njoftoi se për secilin nga këta subjekte është emetuar Vendimi i Legalizimit nga drejtoria përkatëse. Megjithatë, për shkak të vështirësive në dorëzimin e dokumentacionit përmes shërbimit postar, këto vendime nuk janë tërhequr ende nga përfituesit.

Për të marrë vendimin e legalizimit, Kadastra Shqiptare ka ftuar qytetarët e përfshirë në listë që të paraqiten pranë Drejtorisë Vendore Tiranë Rurale 1, duke u pajisur me kartën e identitetit përkatëse.

Lista e plotë e përfituesve është tashmë e disponueshme dhe mund të konsultohet në faqen zyrtare të Kadastrës Shqiptare.

Exit mobile version