Mynih – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik i PS-së për diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim me anëtarin e Bundestagut gjerman, pjesë e grupit CDU/CSU, Carl-Philipp Sassenrath, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Gjatë bisedës, palët shkëmbyen mendime mbi ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe mbi çështje të tjera me interes të përbashkët.

Balla theksoi se ritmi i reformave dhe progresi në mbylljen e kapitujve të negociatave e bëjnë të arritshëm objektivin strategjik të vendit. “Me këtë ritëm reformash, të reflektuar në ecurinë e mbylljes së kapitujve të marrëveshjes për anëtarësim, objektivi ynë – Shqipëria anëtare e BE-së në vitin 2030 – është plotësisht i realizueshëm”, u shpreh ai.

Një ditë më herët, Balla zhvilloi gjithashtu takime me të dërguarin special të presidentit amerikan Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, si dhe me presidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova.

Takimet në Mynih u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen ndërkombëtare për rrugën evropiane të Shqipërisë.

Exit mobile version