Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar të martën dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi për “përdorim të funksionit publik për qëllime politike ose zgjedhore”.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi mund të ulet në 1 vit nëse gjykata e shpall fajtorë.
Megjithatë, Bufi nuk pritet të shkojë në burg, pasi SPAK ka kërkuar pezullimin e dënimit dhe vendosjen e saj në Shërbim Prove për dy vjet.
Hetimi lidhet me zgjedhjet lokale të vitit 2023, ku Bufi dyshohet se ka përdorur presione dhe kërcënime ndaj punonjësve të administratës për të penguar ushtrimin e lirë të votës.
Në këtë kohë, PD Rosovec ka depozituar edhe një kallëzim tjetër penal në SPAK, duke e akuzuar për keqpërdorim të tenderave.



