Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video ku shfaqet një bisedë telefonike me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po përballet me proces gjyqësor në Hagë nga Dhomat e Specializuara.

Telefonata është zhvilluar me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosova, teksa Rama i ka shprehur urimet dhe mbështetjen e tij Thaçit.

“Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, ‘Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!’”, ka shkruar Rama.

Në videon e publikuar, kreu i qeverisë shqiptare dëgjohet teksa i drejtohet Thaçit me tone emocionale: “Jam shqetësuar shumë me këtë histori, vëllai im, të përqafoj fort, të dua shumë. Më vjen shumë keq që s’mund të bëj dot më shumë, por gëzuar dhe të përqafoj shumë fort dhe të fala atyre shokëve”.

Biseda e bërë publike pasqyron lidhjet personale dhe raportet e afërta mes dy liderëve, në një ditë simbolike për Kosovën, ndërsa procesi gjyqësor ndaj Thaçit vijon në Hagë.

Exit mobile version