Kryetari i grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, deklaroi nga Bruksel se Parlamenti Europian mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimi Europian.

Në një videomesazh nga salla plenare e Parlamentit Europian, Balla theksoi se draftrezoluta e prezantuar javën e kaluar vlerëson progresin e Shqipërisë dhe rekordin historik të hapjes së të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajsh. Ai nënvizoi gjithashtu ambicien për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit brenda vitit 2027.

Balla ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në seancën plenare, ku pritet të mbajë një fjalim në kuadër të debatit “Investimi në të Ardhmen e Europës: Qëndrueshmëria e Tregut të Punës dhe Kohezioni Social”.

Gjatë fjalës së tij, ai do të paraqesë progresin e Shqipërisë në procesin e negociatave me BE-në, reformat e ndërmarra në tregun e punës dhe angazhimin institucional për përmbylljen e negociatave brenda afatit të shpallur.

Exit mobile version