Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në përvjetorin e katërt të nisjes së agresionit rus ndaj Ukraina, duke shprehur solidaritetin e Shqipërisë me popullin ukrainas.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo kujtoi jetët e humbura gjatë katër viteve të luftës dhe dënoi agresionin e Rusia, të cilin e cilësoi brutal dhe të pajustifikuar. Sipas saj, Ukraina vijon të mbrojë me vendosmëri lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e saj.
Spiropali vlerësoi qëndrueshmërinë dhe guximin e popullit ukrainas, duke theksuar se rezistenca e tyre është një mesazh i qartë se terrori nuk mund të mposhtë aspiratën për liri.
Duke riafirmuar qëndrimin e Tiranës zyrtare, ministrja theksoi se Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në planin politik dhe diplomatik, si edhe përmes veprimeve konkrete.
“Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm. Ukraina nuk është vetëm”, përfundon rea



