Close Menu
6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Lajme te Fundit

    Protestë në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të energjisë, tensione para KEDS-it

    February 7, 2026

    Kryeministri Edi Rama: Programi i Praktikave të Punës për Studentët e Ekselencës, një Mundësi e Madhe për të Rinjtë

    February 4, 2026

    Athinë–Ankara drejt një dialogu të ri: Takimi që synon të ulë tensionet në Egje

    February 9, 2026
    Facebook Instagram YouTube
    Të Fundit
    • Ministria e Mbrojtjes përgatit paketë kompensimi për dëmet nga përmbytjet
    • Denni Xhepa vlerëson punën e Federatës Shqiptare të Skive pas Olimpiadës Dimërore
    • Qeveria miraton indeksim pagash për mësuesit dhe punonjësit e arsimit parauniversitar
    • Ndërron jetë aktori Zhani Ziçishti, ikonë e artit interpretativ në Korçë
    • Ermal Meta emocionon Sanremo 2026 me këngën “Stella stellina” për fëmijët Palestinezë
    • Berisha: Rama krye i korrupsionit, populli mund ta rrëzojë
    • Zelensky kërkon “korsi të përshpejtuar” drejt BE-së, Brukseli ruan rezervat
    • BE krijon Qendrën Evropiane për Rezistencën Demokratike
    • Kreu
    • Kontakt
    Facebook Instagram YouTube
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Instagram
    Wednesday, February 25
    • Kreu
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji
    6Plus1Vlora6Plus1Vlora
    Home » Denni Xhepa vlerëson punën e Federatës Shqiptare të Skive pas Olimpiadës Dimërore

    Denni Xhepa vlerëson punën e Federatës Shqiptare të Skive pas Olimpiadës Dimërore

    February 25, 2026 Sports 2 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skiatori shqiptar Denni Xhepa, një nga katër sportistët që mbajtën flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina 2026, vlerësoi përpjekjet e Federatës Shqiptare të Skive dhe theksoi natyrën e paparashikueshme të këtij sporti.

    Në një intervistë televizive, Xhepa falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë Olimpiadës dhe komentoi për përgatitjet e ekipit shqiptar. “Kemi dhënë 100%. Në sport nuk është e thjeshtë. Disa seksione ishin mirë, por moti, bora dhe disa gabime të vogla ndikuan. Në këtë sport asnjëherë nuk i dihet. Ke vetëm një minutë për të bërë zbritjen më të mirë që mund të bësh në jetë. Olimpiada është një herë në katër vite. Federata me këtë sport duket se është duke bërë një punë shumë të madhe,” tha Xhepa.

    Ai shtoi se përgatitjet për Lojërat Olimpike kishin filluar që në shtator të vitit të kaluar dhe se përkushtimi i ekipit ishte maksimal. “Përgatitja fillon që në shtator, fillon shumë herët. Je në 3 mijë metra mbi nivelin e detit, sepse nuk ka borë në shtator. Duhet të bësh shumë kalime… Dua të falenderoj të gjithë njerëzit që më kanë shkruar për të ndihmuar. Shumë njerëz më kanë shkruar nga Shqipëria,” tha ai.

    Në Olimpiadën Dimërore, Shqipërinë e përfaqësuan gjithashtu Lara Colturi, Semire Dauti dhe Lisa Brunga. Lara Colturi u rendit e 16-ta në Sllallomin gjigant dhe e 10-ta në Sllallom, ndërsa Denni Xhepa përfundoi në vendin e 34-t në Super-G dhe të njëjtën pozicion në Sllallomin gjigant. Semire Dauti dhe Lisa Brunga përfunduan vetëm me pjesëmarrjen.

    Keep Reading

    Open Masters Games Abu Dhabi 2026 në ditën e tetë: Intensitet i lartë dhe pjesëmarrje ndërkombëtare

    Postimet e Fundit

    Rama publikon bisedën me Thaçin në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

    February 18, 2026

    Marco Rubio: SHBA-të kërkojnë një Evropë të fortë, jo një “shërbëtore”

    February 16, 2026

    Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës për shkak të motit të keq

    February 19, 2026

    Qeveria synon rritjen e pagave të ushtarakëve në nivelin mesatar të NATO-s deri në vitin 2029

    February 6, 2026

    Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja

    January 31, 2026
    Facebook Instagram YouTube

    Link

    • Kreu
    • Kontakt

    Kategori

    • Shqiperia
    • Kosova
    • Bota
    • Rajoni
    • Sport
    • Kulture
    • Metropol
    • Analiza
    • Teknologji

    Mediat e Huaja

    • New York Times
    • Guardian
    • WEB BBC
    • WEB CNN
    • REUTERS
    • Washington Post
    • Times Online
    • Financial Times
    • WEB Yahoo
    © 2026 6Plus1Vlora. Zhvilluar nga Web Master Albania.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.