Në Panairin Ndërkombëtar të Teknologjisë, kompania kineze Honor ka hapur dyert e së ardhmes me dy inovacione që synojnë të ndryshojnë përvojën e përdoruesve dhe shërbimet robotike.
I pari është Robot Phone, një smartphone që nuk ngjan thjesht me telefonin e zakonshëm. Brenda dizajnit të tij të njohur fshihet një mekanizëm unik: një “sy robotik” që del nga trupi i pajisjes falë motorëve të integruar. Ky sy mund të bëjë foto dhe video, por edhe të vrojtojë mjedisin me një rrotullim 360 gradësh, duke e kthyer telefonin në një instrument inteligjent për monitorim.
Përveç lëvizjeve autonome, Robot Phone funksionon me një asistent dixhital YoYo i cili interpreton ndërveprimet e përdoruesit dhe jep përgjigje në kohë reale. Software-i i inteligjencës artificiale që e drejton pajisjen përdor algoritme të ngjashme me ato të automjeteve autonome për të njohur objekte, fytyra dhe thellësi në ambient.
Por surpriza nuk mbaron me kaq. Në ekspozitë u prezantua edhe roboti humanoid i Honor, i dizajnuar për të ndihmuar përdoruesit në situata të përditshme: nga asistenca gjatë blerjeve dhe inspektimet në vende pune, te shoqëria dhe mbështetja fizike e personalizuar. Ky robot synon të sjellë teknologjinë e avancuar në jetën e përditshme, duke ofruar një prezencë më njerëzore dhe më funksionale.
Ekspertët e teknologjisë e shohin këtë hap si një tregues të qartë se inteligjenca artificiale nuk do të kufizohet më vetëm te telefonat apo automjetet por do të depërtojë gradualisht në të gjitha aspektet e përvojës njerëzore dhe shërbimeve komerciale.
Panairi i Barcelonës duket se shënon fillimin e një epoke ku smartphone dhe robotët humanoidë duke transformuar mënyrën se si ndërveprojmë me teknologjinë.



