Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth deklaroi nga Pentagoni se Operacioni “Epic Fury” po sjell një fitore të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi se ushtria amerikane ka autoritet maksimal në përballjen me Iranin dhe po vepron sipas rregullave të angazhimit të përcaktuara për këtë mision.
Hegseth paralajmëroi se brenda një jave forcat ajrore të SHBA-së dhe Izraelit do të kenë kontroll të plotë mbi hapësirën ajrore iraniane, duke krijuar një prani të vazhdueshme dhe të pakontestueshme. Ai shtoi se avionët amerikanë dhe izraelitë do të operojnë 24 orë në ditë për të goditur raketat, bazat mbrojtëse dhe udhëheqësit ushtarakë iranianë.
Sekretari i Mbrojtjes gjithashtu njoftoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije lufte iraniane në Oqeanin Indian, duke e cilësuar flotën iraniane si të dëmtuar dhe joefikase. Ky ishte fundosja e parë e një anije armike me torpedo që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas Hegseth.
Deklarata e tij vjen në një moment të tensionuar ndërkombëtar, teksa SHBA dhe aleatët e saj përqendrohen në kontrollin e hapësirës ajrore dhe neutralizimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit.



