Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot ndryshimet e propozuara nga kryeministri Edi Rama në kabinetin qeveritar. Shkarkimet dhe emërimet u njoftuan më parë gjatë mbledhjes së përbashkët të grupit parlamentar të Partisë Socialiste me kabinetin qeveritar, më 26 shkurt.

Shkarkime dhe lëvizje në kabinet

Nga detyrat e tyre janë shkarkuar:

  • Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë;
  • Elisa Spiropali, ministre për Europën dhe Punët e Jashtme;
  • Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes.

Po ashtu, Albana Koçiu, Besfort Lamallari dhe Toni Gogu zhvendosen në drejtime të reja brenda kabinetit.

Emërimet e reja

  • Albana Koçiu kalon nga Ministre e Brendshme në postin e zv/kryeministres;
  • Ferit Hoxha zëvendëson Elisa Spiropalin si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme;
  • Besfort Lamallari merr drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke u larguar nga Ministria e Drejtësisë;
  • Toni Gogu kalon në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë;
  • Erjona Ismaili emërohet ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Gogu;
  • Enea Karakaçi zëvendëson Belinda Ballukun si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
  • Ermal Nufi merr postin e ministrit të Mbrojtjes.

Procedura ligjore

Sipas Kushtetutës, dekretimi i ministrave duhet të bëhet brenda 7 ditëve nga propozimi i kryeministrit. Emërimet e reja kalojnë më pas për votim në Parlament, ku për miratimin e tyre nevojiten të paktën 71 vota. Pas votëbesimit, ministrat e rinj betohen tek Presidenti për të marrë detyrën.

Exit mobile version