Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit të fiskalizohen brenda 30 qershorit, pasi ka vetëm 2 ditë kohë.
“30 qershori është afati i fundit për fiskalizimin! Inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit, që nuk e kanë nisur ende procesin e fiskalizimit, të aplikojnë fillimisht për marrjen e certifikatës elektronike, dokument elektronik i lëshuar nga AKSHI, përmes shërbimit digjital “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit” i cili udhëzon për hapat, që duhen ndjekur, për aplikim të suksesshëm”, sqaron zyrtarisht Administrata Tatimore.
Sipas DPT-së, tatimpaguesit kanë mundësi për të fiskalizuar faturat e tyre, përmes përdorimit të platformës së Administratës Tatimore, Self-Care ose implementimit të një zgjidhje softuerike.
Sa i takon ecurisë së fiskalizimit në shifra konkrete për periudhën nga 1 janari 2021 deri më 27 qershor 2022, zyrtarisht raportohet se është realizuar me sukses fiskalizimi në masën 100% për biznesin e madh dhe të vogël me TVSH.
tv6+1vlora
Discussion about this post