Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar zyrtarisht në Kuvend kandidaturën e Bajram Begajt për President të Republikës së Shqipërisë.
Kandidatura është firmosur nga 37 deputetë të Partisë Socialiste dhe pritet që të votohet në Parlament pasditen e sotme në orën 18:00.
Bajram Begaj ka dorëzuar dorëheqje si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Dorëheqja e tij është pranuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Kryeministri Edi Rama, por që lirimi i tij nga detyra të zyrtarizohet, duhet dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.
Por kreu i shtetit ndodhet në Turqi ku merr pjesë në një forum. Por Taulant Balla i PS tha më herët gjatë ditës së sotme, që nëse do të ketë një ngërç me mosfirmosjen e dekretit për lirimin nga detyra e ushtarakut të Bajram Begajt, socialistët kanë menduar edhe për këtë situatë dhe e kanë zgjidhjen gati.



tv6+1vlora
Discussion about this post