Policia e Vlorës ka njoftuar se një 37-vjeçar është dërguar ditën e sotme në Spital. Ai ka qenë i dëmtuar me një kaçavidë. Dyshohet se i riu është plagosur pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur pranë “Sheshit të Flamurit”.
“Më datë 09.07.2022, rreth orës 12:20, pranë “Sheshit të Flamurit”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me kaçavidë, shtetasi E. M, 37 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Po ashtu po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
tv6+1vlora
Discussion about this post