Në samit mungon vetëm Kryeministri i Kosovës
Edi Ramës, Aleksandër Vuçiçit dhe Dimitar Kovaçevskit, 3 liderëve të vendeve që janë pjesë e “Open Balkan”, në samitin e radhës të 7 dhe 8 Qershorit në Ohër do t’ju bashkohet dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Abazoviç ka konfirmuar pjesëmarrjen, por ai do të jetë ashtu si dhe presidenti Gjykanoviç në samitin e Tiranës në 2019 thjeshtë në rolin e vëzhguesit, pasi Mali I Zi ende nuk e ka marrë zyrtarisht vendimin për t’ju bashkuar “Ballkanit të Hapur”.
Samitit do i bashkohet dhe kryeministri i Bosnjës, Zoran Tegeltija. E vetmja që ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e kësaj tryeze rajonale të Ballkanit Perëndimor është Kosova. Kryeministri Kurti i ka kthyer një përgjigje negative ftesës së bërë nga homologu i Maqedonisë së Veriut.
Rama, Vuçiç dhe Kovaçeski do të firmosin dhe 4 marrëveshje si pjesë e bashkëpunimit 3 palësh. Me më shumë rëndësi shihet dhe detyrimi i përbashkët për të luftuar evazionin fiskal në 3 shtetet.
3 marrëveshjet e tjera lidhen me njohjen e ndersjellte te diplomave te studenteve,si dhe bashkepunim ne sektoret e turizimit dhe ate te kultures. Samitit do ti bashkohet virtualisht dhe komisioneri për zgjerimin i BE, Oliver Varheily, i cili e ka shprehur hapur mbështetjen për këtë nisme rajonale, por kërkon që ajo të zgjerohet dhe me 3 shtetet e tjera.
tv6+1vlora
Discussion about this post