Dy tërmete me magnitudë 6.4 dhe 5.8 kanë goditur mbrëmjen e djeshme në Hatay në Turqi.
Tronditja e radhës në Turqi ka shkaktuar shkatërrime të mëdha. Ndërsa numri i personave që humbën jetën nga tërmeti që goditi qytetin edhe një herë ka shkaur në 6, ndërsa 600 kanë mbetur të lënduar.
Pas tërmeteve 6.4 dhe 5.8, në rajon ka shumë pasgoditje. Një tjetër pasgoditje me magnitudë 5.2 ka ndodhur në rrethin Samandag.
Qytetarët turk, të cilët nuk kanë mundur të shërohen nga efektet e dy tërmeteve të mëdha tragjik që u morën jetën më shumë se 40 mijë qytetarëve, kanë përjetuar një frikë të madhe. Qytetarët të cilët kanë deklaruar se tërmeti ka qenë shumë i fortë, janë larguar me shpejtësi.
Discussion about this post