Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku një makinë tip ‘fod’ ka përplasur një 60 vjeçar i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.Aksidenti ka ndodhur në rrugën Transballkanike në momentin që 60 vjeçari ka qenë duke kaluar është përplasur nga makina. Kalimtarët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës.Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e Vlorës.
Discussion about this post