Ndryshimi në perceptimet e publikut për t’i dhënë përparësi mirëqenies personale dhe zgjedhjeve më të shëndetshme, duhet parë si një shkak për optimizëm kur marrim parasysh sfidën që sjell duhani për shëndetin publik.
Reduktimi i dëmit në kuptimin më të gjerë i referohet çdo mundësie që kemi për të reduktuar pasojat negative të diçkaje që konsumojmë ose ekspozojmë veten. Prandaj, reduktimi i dëmit në jetën tonë të përditshme mund të jetë aq i thjeshtë sa përdorimi i rripit të sigurimit kur udhëtojmë me makinë për të minimizuar dëmtimet në rast aksidenti ose zëvendësimi i sheqerit me ëmbëlsues alternativë në kafenë e mëngjesit për të reduktuar marrjen e sheqerit.
Reduktimi i dëmit në format e tij të shumta ka qenë një fokus të shoqërisë si një mjet për të përmirësuar mirëqenien publike përbreza. Ndaj dhe këtë vit të ri shumë shtete e kanë nisur duke punuar me rezolutat e tyre, një prej të cilave lidhet me duhanpirjen.
Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se një miliard njerëz vazhdojnë të pinë duhan në mbarë botën dhe numri i duhanpirësve nuk ka gjasa të bjerë në të ardhmen e parashikueshme.
Ndryshimi në perceptimet e publikut për t’i dhënë përparësi mirëqenies personale dhe zgjedhjeve më të shëndetshme, siç u përshkrua më lart, duhet parë si një shkak për optimizëm kur marrim parasysh sfidën që sjell duhani për shëndetin publik. Për më tepër, opsionet dhe mundësitë për reduktimin e dëmit të duhanit vazhdojnë të përparojnë me ritëm.
Të gjithë jemi dakord se gjëja më e mirë që mund të bëjnë duhanpirësit e rritur është të lënë duhanin krejtësisht, por realiteti është se shumë nuk e bëjnë këtë. Për ata duhanpirës të rritur që do të vazhdojnë të pinë duhan, mundësia për të kaluar në alternativa më të mira të vërtetuara shkencërisht ka potencialin për të përshpejtuar rënien e numrit të njerëzve qëpinë cigare. Ky është parimi i reduktimit të dëmit të duhanit.
Përdorimi i shkencës dhe inovacionit teknologjik – si risitë pas produkteve pa tym, siç janë produktet e duhanit me ngrohje, tëcilat edhe pse nuk janë pa rrezik, mund të zvogëlojnë dëmin e shkaktuar nga cigaret – është një mundësi për shëndetin publik.
Pra me risitë dhe mundësitë që na ofron shkenca dhe teknologjia sot, secili prej nesh e ka më të lehtë të ndërmarrë hapa drejt mirëqenies personale dhe kolektive duke përqafuar përsëritjet e shumta të reduktimit të dëmit që na rrethojnë.
Discussion about this post