Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë me rastet korruptive, edhe brenda të vetëve. Në një mbledhje me grupin e PS-së, Rama tha se çdo anëtar i kësaj familje të madhe politike, bën akte korruptive, është tradhtar.
Rama: Kush flirton me armikun korrupsion dhe tradhton anëtarët dhe qytetarët, nuk është i yni dhe nuk ka asnjë punë me ne. Ashtu siç kushdo në administratë i zgjedhur si drejtues, fut duart në buxhet, nuk është më ne dhe nuk mund të kërkojë asgjë nga ne veç përbuzjes, Çdo anëtar i kësaj familjeje që bën korrupsion është tradhtar i dyfishtë i popullit dhe partisë si cdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit kurrizet. Kur të zbulohet nga drejtësia i hidhur është fakti që e kishim mes nesh por lajm i mirë është që kemi një parazit me pak.
Jo jo! S’është as i ynë dhe i askujt. I dëgjoj patjetër edhe kur bërtasin me të madhe; hajdutët e Edi Ramës dhe nuk pushojnë. Ia kapën atë ministër, atë ministre, I rrasën brenda atë kryebashkiak, apo atë drejtor. Një tam-tam politik. Përgjegjësi e partisë, farefisit është përgjegjësi kolektive, por në këtë shtet mbajmë fajësimin për kokën tonë, jo të të tjerëve.
Discussion about this post