Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkon datë tjetër për të dhënë deklarime në SPAK si person në dijeni lidhur me dosjen “Xibraka”, ku kërkoi riçeljen e fraksionit të pushuar.
Ai është thirrur të mërkurën e 15 majit, por përmes një shkrese ka vënë në dijeni SPAK, se ka një axhendë të paracaktuar nga 14-24 maj jashtë vendit dhe kërkon të pyetet të hënën ose të martën (sot ose nesër) apo në një datë dhe ore tjetër pas 23 majit.
Mësohet se Gazment Bardhi, mesditën 15 majit, do të udhëtojë drejt Berlinit, për shkak të një agjende të paracaktuar disa ditë më parë për takime me zyrtarë të lartë në Bundestag. Pas takimeve ne Berlin, Gazmend Bardhi do shkojë në Londër.
Discussion about this post