Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që u shënua mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut, ku u dhunua avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, ku persona të paidentifikuar kanë goditur dhe dhunuar me leva avokatin Mëngjesi.
Burime për media bëjnë me dije se kanë qenë tre persona që kanë dhunuar avokatin, i cili tashmë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë, teksa po punohet për identifikimin e autorëve.
“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia më herët.
Discussion about this post