Kryeministri Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë ekskluzive për median italiane “Rai 3”, ku dhe është ndalur në një sërë temash, duke filluar nga kampi i refugjatëve në Gjadër e Shëngjin, te akuzat e opozitës për vëllain e tij, Olsi Ramën, për Francesco Becchettin, gjithashtu edhe për atë çfarë tha ish-numri dy i qeverisë së tij, Arben Ahmetaj se “Rama ka takuar kriminelë në zyrën e tij”.
Gjithashtu, gjatë kësaj interviste Rama i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit italian për origjinën e parave me të cilat janë ndërtuar kullat në Tiranë. Ai tha se ky është vetëm fillomi, duke treguar se janë angazhuar arkitektët me të mirë në botë që po angazhohen me Shqipërinë.
“Para së gjithash, edhe kjo nuk është e vërtetë. Këtu po ndërtojmë. Ka një numër kullash, por është vetëm fillimi. Pas pesë vjetësh, do të kemi shumë më tepër. Kemi angazhuar arkitektët më të mirë të botës. Ka gjashtë apo shtatë fitues të çmimit Pritzker, që punojnë me ne në Shqipëri”, ka thënë Rama.
Discussion about this post