Partia Socialisste ka depozituar kërkesën në Sekretariatin e Etikës, ku kërkon masë disiplinore për deputetët e opozitës që shkaktuan kaos në seancën e së enjtes.
bëhet me dije se PS ka kërkuar masë disiplinore për deputetin Flamur Noka, për kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin, për Edi Palokën, Ervin Salianjin dhe Luan Baçin.
Pritet që Sekretariati i Etikës të mblidhet në orën 13.00 dhe të marrë vendimin për deputetët në fjalë.
Kujtojmë që kërkesë e PS vjen pasi seanca plenare e së enjtes u zhvillua mes kaosit dhe zhurmës, ku deputetët e opozitës bllokuan disa herë foltoren, duke bërë që seanca të ndërpritej disa herë radhazi.
Discussion about this post