Partia Socialiste do të mbledh ditën e sotme Asamblenë Kombëtare, ku edhe një herë do të diskutohet për energjizimin e PS.
Bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet online në orën 17.00, ku fokusi do të jetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në 2025.
Mbledhja do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama, ku ai do të lërë edhe disa porosi anëtarëve të kësaj asambleje.
Është hera e katër që mblidhet Asambleja e PS gjatë këtij viti. Gjatë punimeve të asamblesë do të miratohet edhe projektvendimi për thirrjen e Kongresit të Partisë Socialiste, i cili pritet të mblidhet gjatë muajit korrik.
Discussion about this post