“Beleri është i vetmi që ka fituar dy palë zgjedhje nga burgu dhe ai është futur në Guinness për këtë gjë”.
Kështu ka deklaruar këtë mbrëmje në studion e Top Story, ish-zëdhënësi i Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli.
Sipas tij, edhe pse Beleri trajtohet si “njeriu” i Greqisë, faktikisht ishte kandidat i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe theksoi se shumë shpejt do të ulet në parlamentin europian.
“Beleri është i vetmi që ka fituar dy zgjedhje nga burgu dhe ai është futur në Guinness për këtë gjë. Ai është kandidat i Berishës, i cili edhe pse non-grata do të ulet në parlamentin europian. Rama e trajton si njeriun e Greqisë, sepse kështu i leverdis ta trajtojë. Beleri refuzoi të kandidonte nën siglën e PS, prandaj është prej një viti në burg,” tha Dhuli.
Discussion about this post