Më 2 korrik Komisioni hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të zhvillojë mbledhjen e radhës. Mësohet se kreu i këtij komisioni, Ervin Salianji, ka vendosur që të thërrasë për të dëshmuar, Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit; Florian Sulejmanin, drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore; Ardi Veliu, ish-drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Kujtojmë më parë kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Ndërkohë, theksojmë se pavarësisht se opozita dhe kreu i komisionit, Ervin Salianji, kanë kërkuar që dëshmitë të merren me dyer të hapura, mazhoranca dhe dëshmitarët kanë refuzuar pasi sipas tyre ato çfarë do të dëshmojnë përbëjnë sekrete hetimore.
Rendi i ditës në mbledhjen e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS më 2 korrik, dëshmitarët që do thirren:
Ora 11:00 – Znj.Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit;
Ora 12:00 – Z. Florian Sulejmani, Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore;
Ora 13:00 – Z. Ardi Veliu, Ish- Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore;
Discussion about this post