Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur kritikat dhe gjuhën e ashpër ndaj mjekëve të Onkologjikut, të cilët dolën në pah pas një skandali që tronditi opinionin publik.
Ai i ka këshilluar mjekët dhe u ka kujtuar faktin se ata duhet të sillen me pacientët si shërbëtorët e tyre, pasi ata vijnë në spital për nevojë. 5 mjekët e Onkologjikut i ka etikuar si disa të pashpirtë, që duhet të marrin ndëshkimin maksimal.
“Ata që vijnë këtu për tu vizituar e kanë bërë punën e tyre. Pa ata do të ishit te ai pazari me vite të tëra, të poshtëruar, në çdo llojë merite. Sot është ndryshe. Sot njerëzit e tyre bashkë me qytetarët që paguajnë taksat. Mjekët hyjnë në gjynah të madh edhe kur nuk ka durimin që të sillet si shërbëtor, i atyre që zënë krevatin në spitalet nga halli.
Në momentin që ata hynë këtu, ata janë famijarët e tua, ndëra ju jeni shërbëtarët e tyre. Pastaj shfaqen si ato torturuesit e pashpirtë të Onkologjikut që nuk meritojnë vetëm ndëshkimin pa tolerancë të drejtësisë, por meriton edhe ndëshkimin pa tolerancë të zotit lartë në qiell.
5 mijë jetë jetë janë shpëtuar në atë spital. Por ama mjaftojnë 5 maskarenj të fshehur në radhët tuaja, nga ato merimangat e Onkologjikut, që gjithçka të mbulohet nga hija e dyshimit, shumë legjitime nga populli. Uroj që askush nga ju të mos e harrojë përjetimin e tmerrshëm të këtyre ditëve,” tha Rama.
Discussion about this post