Mesditën e kësaj të mërkure u përcoll për në banesën e fundit i madhi Ismail Kadare.
Figura të rëndësishme të vendit tonë, e jo vetëm, morën pjesë në homazhet për nder të shkrimtarit dhe kolosit të letërsisë shqiptare.
Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar ndodhet në “arrest shtëpie”, vendosi të ishte “i pranishëm” përmes një kurore me lule. Kurora u vendos pranë arkëmortit nga nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi dhe deputetja Albana Vokshi.
Gjithashtu Boçi në emër të Berishës la një shënim dhe në “Librin e Kujtimeve”.
“Në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha shprehim pikëllimin e madh për humbjen e gjeniut, figurës së ndritur, i cili me veprën e tij tejshkoi kohën, theu normat dhe tabutë ideologjike të socrealizmit dhe i dha letërsisë shqiptare dhe shpirtit shqiptar përmasë botërore!
I paharruar do të mbetet Kadare dhe vepra e tij do ndikojë në shekuj shpirtin dhe krenarinë tonë”, shkruhet në “Librin e Kujtimeve”.
Discussion about this post