Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka konfirmuar lajmin për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian, në kohën kur drejtonte Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.
SPAK me anë të një deklarate të shkurtër konfirmon lajmin e arrestimit, ndësa pritet që më pas të ketë një njoftim më të detajuar.
“Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp”, thuhet në një njoftim të shkurtër.
Bashkë me Beqajn në pranga ka rënë dhe Ermal Kurtulaj, krau i djathtë i ish-ministrit si dhe Alfred Nikolla.
Ermal Kurtaj ka qenë në qendër të kësaj skeme, i cili rezulton se ka njohje të hershme me ish-drejtuesin e Agjencisë SASPAC, Ilir Beqajn, i cili e ka punësuar dhe si drejtues të projektit Eusair.
Sipas asaj që togat e zeza bënë me dije më herët, Kurtulaj u përgjua dhe u vëzhgua për një periudhë dhe gjatë bisedave apo kontakteve me pronarët e bizneseve të ndryshme, rezultoi se merrte prej tyre fatura për eventet e organizuara.
Gjithashtu më herët u bë me dije se Kurtulaj kishte marrë ndër të tjera fatura edhe nja biznes në Tiranë, që në fakt i përkisnin restorantit “ Gzona” , dhe këto veprime janë kryer me qëllim që të fshihet lidhja mes Gzonës dhe Shtetasit Ilir Beqaj, që atëkohë ishte drejtori i SASPAK dhe monitoronte projektet.
Kujtojmë që lir Beqaj u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit. Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” para një hetuesi apo oficeri të Policisë Gjyqësore një herë në javë, çdo të premte në orën 15.30. Gjithashtu, Ilir Beqajt iu komunikua dhe masa e dytë “Ndalim i daljes jashtë vendit”.
Në Gusht të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme arrestoi ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve në bashkëpunim, lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milionë euro 8 vjet më parë.
Pasi u mor në hetim nga SPAK, ish-ministri Ilir Beqaj, dha dorëheqje nga detyra e drejtorit për Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si State Agency for Strategic Programming and Aid Coordination (SASPAC).
Ilir Beqaj e mori këtë post në 26 tetor të 2023, duke zëvendësuar numrin 2 të ministrisë së Brendshme, Romina Kukon e cila ishte pjesë e përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Discussion about this post